Skip to Content

NJOFTIM PËR MOBILITET NË KUADËR TË ERASMUS + (STUDENTËT)

Në kuadër të marrëveshjes Erasmus +, midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit Bartin, Turqi, shpallet thirrja për aplikim për 2 mobilitete të studentëve  gjatë semestrit të dytë te vitit akademik 2025/2026.

Ftohen studentët e Fakultetit te Shkencave Pyjore në Universitetin Bujqësor të Tiranës të bëhen pjesë e këtij aplikimi. Numri maksimal i kuotave në këtë thirrje është 2.

Çdo student  mund të shprehë interesin e tij përmes aplikimit duke plotësuar edhe dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Vërtetim nga Sekretaria Mësimore për status aktiv;
  2. Listë notash nga Sekretaria Mësimore deri në momentin e aplikimit;
  3. Letër motivimi ku shprehet interesi për të marrë pjesë në këtë mobilitet;
  4. Kopje e skanuar e pashaportës;
  5. Dëshmi e gjuhes angleze;
  6. CV ne formatin Europass në gjuhën angleze;

Aplikimet duhet të dorëzohen elektronikisht në adresat:

  1.  erasmusoffice@ubt.edu.al
  2.  elato@ubt.edu.al

Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për cdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.

Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes deri në datë 15 Dhjetor 2025.

Ju urojmë suksese!!!

Thirrje _mobilitet_std_Bartin_Turqi