Në kuadër të marrëveshjes Erasmus + (2025-1-TR01-KA171-HED-000325734), midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit Afyon Kocatepe, Turqi, shpallet thirrja për aplikim për mobilitet të studentëve gjatë semestrit të dytë te vitit akademik 2025/2026.
Ftohen studentët e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit në Universitetin Bujqësor të Tiranës të bëhen pjesë e këtij aplikimi. Numri maksimal i kuotave në këtë thirrje është 1.
Çdo student mund të shprehë interesin e tij përmes aplikimit duke plotësuar edhe dokumentacionin e mëposhtëm:
- Vërtetim nga Sekretaria Mësimore për status aktiv;
- Listë notash nga Sekretaria Mësimore deri në momentin e aplikimit;
- Letër motivimi ku shprehet interesi për të marrë pjesë në këtë mobilitet;
- Kopje e skanuar e pashaportës;
- Dëshmi e gjuhes angleze;
- CV ne formatin Europass në gjuhën angleze;
Financimi: 700 EUR/ muaj; 309 EUR mbulohen shpenzimet e udhëtimit;
Periudha: Semestri i dytë (2025/2026);
Aplikimet duhet të dorëzohen elektronikisht në adresat:
Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për cdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.
Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes deri në datë 10 Dhjetor 2025.
Ju urojmë suksese!!!
Thirrje _mobilitet_std_Afyon_Turqi