Në vijim të marrëveshjes Erasmus+ me Universitetin e Shkencave të Jetës dhe Teknologjisë në Letoni, në Universitetin Bujqësor të Tiranës u zhvillua një aktivitet akademik me pjesëmarrjen e dy pedagogëve të ftuar, Dr. Voldemars Bariss dhe Dr. Ligita Vaita.
Gjatë vizitës së tyre, ata zhvilluan leksione të hapura për studentët dhe stafin akademik me tematika:
- Rritja e ndërgjegjësimit të kompleksitetit të mjedisit social në kushtet e globalizimit, duke përdorur qasje multidisiplinare
- Kërkimi shkencor cilësor, karakteristika dhe aplikime
Studentët patën mundësinë të mernin njohuri të reja mbi problematikat e mjedisit social, risitë dhe mundësitë e përmirësimit në ditët e sotme, këndvështrime ndërkombëtare dhe nxitje për përfshirje në programe akademike ndërkulturore.




