Skip to Content

KPPA akordon tituj të rinj akademikë në UBT

Komisioni i Promovimit të Personelit Akademik (KPPA), në bashkëpunim me Drejtorinë e Shkencës dhe Promovimit Akademik (DSHPA), zhvilloi mbledhjen e radhës për shqyrtimin dhe akordimin e titujve akademikë të fituar në UBT.

Gjatë këtij takimi, komisioni dëgjoi prezantimet në gjuhën angleze të kandidatëve për titujt akademikë “Profesor” dhe “Profesor i asociuar”, si dhe vlerësoi veprimtarinë e tyre akademiko-shkencore dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara. Pas një procesi të plotë vlerësimi, anëtarët e KPPA-së vendosën me unanimitet të plotë akordimin e titujve akademikë.

Në përfundim të mbledhjes, u vendos:

  • Akordimi i Titullit Akademik “Profesor” për znj. Alma Imeri;
  • Akordimi i Titullit Akademik “Profesor i asociuar” për z. Emiljan Mustaqe.

Ky vendim përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm të kontributit akademik dhe shkencor të pedagogëve, duke forcuar më tej cilësinë e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në UBT.