Në përmbyllje të konferencës ICOALS 5 - International Conference on Agriculture and Life Sciences, u zhvillua një Field Trip inspirues në tre zona kyçe të bujqësisë dhe mjedisit në Shqipëri: Belsh, Lushnje dhe Divjakë. Pjesëmarrës nga më shumë se 20 vende të botës, të shoqëruar nga përfaqësues të UBT-së, patën mundësinë të eksploronin ullishtet dhe teknologjitë moderne të përpunimit të vajit të ullirit në Belsh, të njiheshin me praktikat inovative të serrave në Lushnje dhe të vizitonin Parkun Kombëtar Divjakë–Karavasta. Ky field trip theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rolin që luan bujqësia e qëndrueshme në zhvillimin rural dhe mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri.
in Universiteti