Skip to Content

Fushata e Dhurimit të Gjakut në UBT për fëmijët talasemikë, 17–19 Nëntor

Universiteti Bujqësor i Tiranës mirëpret një  nismë të rëndësishme humane: Fushatën e Dhurimit të Gjakut në mbështetje të fëmijëve talasemikë. Kjo fushatë do të zhvillohet nga data 17 deri më 19 nëntor, në sallën 106, godina B, nga ora 09:30 deri në 13:30.

Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e ndërgjegjësimit mbi nevojën e përhershme për gjak të sigurt dhe të mjaftueshëm, si dhe nxitja e solidaritetit për fëmijët që përballen çdo ditë me talaseminë. Dhurimi i gjakut është një gjest i thjeshtë, i shpejtë dhe pa rrezik për shëndetin, por me ndikim të jashtëzakonshëm për jetën e dikujt tjetër.

Të gjithë personat që zgjedhin të dhurojnë gjak gjatë këtyre ditëve do të përfitojnë analiza mjekësore falas dhe një ditë pushim, sipas rregulloreve në fuqi — një falënderim simbolik për kontributin e tyre të çmuar.

Ftojmë studentët, pedagogët, anëtarët e stafit dhe të gjithë komunitetin universitar të bashkohen në këtë nismë pranë ambienteve të UBT.

Së bashku, mund të bëjmë diferencën dhe të dhurojmë shpresë aty ku ka më shumë nevojë. Dhurimi i gjakut shpëton jetë!