Skip to Content

THIRRJE_ANETAR SENATI STUDENT

THIRRJE PËR KANDIDIM PËR ANËTAR I SENATIT AKADEMIK,

PËRFAQËSUES I STUDENTËVE

Komisioni Institucional i Zgjedhjeve të Universitetit Bujqësor të Tiranës bazuar në Urdhërin e Rektorit të UBT-së, Nr.30, datë datë 7/10/2025 dhe në Rregulloren ”Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në UBT”, neni 18, pika 1 dhe 2:

Shpall thirrjen për aplikim për anëtar të Senatit Akademik (kategoria student) përfaqësues i studentëve të Fakultetit të Bioteknolgjisë dhe Ushqimit. Aplikimi bëhet pranë KIZ  dhe periudha e aplikimit fillon ditën e Hënë, datë 13.10.2025 dhe përfundon ditën e Premte datë 17.10.2025, ora 16:00, duke paraqitur këto dokumente:

  1. Kërkesa për aplikim (sipas modelit bashkelidhur);
  2. Fotokopje të kartës së studentit/dokumentit të identidikimit;
  3. Vërtetim i mesatares së notave lëshuar së fundmi nga sekretaria e UBT;
  4. Lista me të paktën 30 studentë që e mbështesin (sipas modelit bashkelidhur).

Kriteri i notës mesatare jo më të ulët se 7 (shtatë) të provimeve të dhëna deri në momentin e kandidimit pëcaktohet nga neni 19, pika 4 e Rregullores se zgjedhjeve.

Gjithashtu, sipas nenit 24 të rregullores, të interesuarit vetëkandidohen duke u propozuar nga jo më pak se 30 studentë, pjesë e trupës zgjedhore, të cilët mbështesin vetëm 1 (një) kandidat. Në fletën që dëshmon për mbështetjen nga 30 studentë, duhet të jenë pasqyruar emri, mbiemri, mjeti i identifikimit si dhe fakulteti/dega nga vjen studenti.

THIRRJE_ANETAR SENATI STUDENT