Skip to Content

Thirrje për Aplikime: Mobilitet Erasmus+ në Universiteti i Kamerinos, Itali

November 3, 2026 by
Admin


NJOFTIM PËR MOBILITET NË KUADËR TË ERASMUS + (STUDENTËT)

 Në kuadër të marrëveshjes Erasmus +, midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universiteti i Kamerinos, Itali, shpallet thirrja për aplikim për mobilitete të studentëve gjatë semestrit të dytë (2026/2027).

Ftohen  të gjithe studentët në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare të bëhen pjesë e këtij aplikimi. Numri maksimal i kuotave në këtë thirrje është 2.

Çdo student  mund të shprehë interesin e tij përmes aplikimit duke plotësuar edhe dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Vërtetim nga Sekretaria Mësimore për status aktiv;
  2. Listë notash nga Sekretaria Mësimore deri në momentin e aplikimit;
  3. Letër motivimi ku shprehet interesi për të marrë pjesë në këtë mobilitet;
  4. Kopje e skanuar e pashaportës;
  5. Dëshmi e angleze;
  6. CV në gjuhën angleze;

 Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Menaxhimit të Projekteve dhe Inovacionit (Godina nr.2 në Fakultetin Ekonomik, kati I) ose elektronikisht në adresat:

Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për cdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.

Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes (03.11.2026) deri në datë 18.11.2026.

Ju urojmë suksese!

Thirrje për Aplikime: Mobilitet Erasmus+ në Universiteti i Kamerinos, Itali