Bazuar në Rregulloren e Zgjedhjeve te Univeristetit Bujqësor të Tiranës, neni 25, dokumentat që duhet të dorëzojnë kandidatët që kandidojnë për anëtarë të komisionit të përhershmëm për dhënien e gradës shkencore “Doktor” në FBM, UBT. janë si më poshtë:
a) Kërkesën për kandidim, e cila përmban, emrin; atësinë; mbiemrin; datëlindjen; gjininë; shprehjen e vullnetit për kandidim;
b) Deklarimin se kandidati nuk ka fituar dy mandate sipas ligjit nr. 9741, date 21.5.2007, "Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë", si autoritet drejtues në postin për të cilin kërkon të kandidojë;
c) Dëshminë e penalitetit;
d) Deklarimin se nuk ka shkak për të qënë objekt i ligjit nr. 138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike" dhe ligjit nr. 45/2015 "Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të
Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë";
e) Kopje të dokumentit të identifikimit;
f) Kopje të noterizuar të titullit akademik;
g) Vërtetimin e verifikimit të ligjshmërisë së dosjes të promovimit akademik dhe vlerësimin antiplagjiaturë për kandidatët e të gjitha niveleve për autoritete dhe organet drejtuese të UBT, të lëshuar nga Këshilli i Etikës së UBT-së;
- Vërtetimi i verifikimit të ligjshmërisë së dosjes të promovimit akademik do të jepet nga Komisioni Ad-hoc në nivel Universiteti. Kërkesat për verifikim do të dërgohen pranë Zyrës së IT-së së UBT-së. Skeda për verifikimin e ligjshmërisë së dosjes së promovimit akademik do të tërhiqet pranë KZF-së së FBM-së
- Vlerësimi antiplagjaturë do të kryhet pranë subjekteve që kanë programet përkatëse dhe dokumenti i marrë së bashku me vërtetimin e verifikimit të ligjshmërisë së dosjes të promovimit akademik do të dërgohet pranë Këshillit të Etikës së UBT-së i cili do të japë një vërtetim etik.
h) Dokumentin që vërteton vendin ku kandidati është i punësuar dhe vitet e punësimit.
Dokumentat do të dorëzohen pranë Godinës së Mjedisit, Kati i dytë, Salla 211, duke filluar nga data 23.10.2025- 29.10.2025, ora 8:00-16:00.