Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Zyra e Studimeve dhe Studentëve

Klubet Studentore në UBT
Programet e Studimit 2021-2022
Aktivitete Akademike Studentore
Shërbime për studentët internacional
Shëndetësi & Këshillim
Angazhim civil
Foto /Aktivitete
Promovimi i studentëve ne UBT
Qëndra e Karrierës dhe Alumni
Themelohet ALUMNI UBT
Forumi Ekonomik Studentor
Njoftime për Studentët
Aplikojmë për punë
Kodi i Etikës
Simultane Shahu

Zyra e Studimeve dhe Studentëve (ZSS) është njësia e cila ofron të gjitha shërbimet nga regjistrimi fillestar i studentëve në Universitet deri në mbylljen e karrierës studentore.  ZSS-ja përbëhet nga Specialistet e mësimit, Specialistet e Sistemit si dhe Specialistet e Sportelit dhe informimit ndaj studentëve.

Gjithashtu pjesë e ZSS është edhe Zyra e Statistikave e cila ofron të gjithë treguesit statistikorë dhe raportet statistikore në lidhje me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës sipas Fakulteteve përkatëse.

 

Shërbimet që ofron ZSS

  • Informimin dhe orientimin e vazhdueshëm të studentëve
  • regjistrimit të studentëve fitues në programin Bachelor sipas udhëzimeve të MASR
  • regjistrimeve të studentëve për ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve Master Shkencor dhe Master Profesional, Master Ekzekutiv dhe Doktoraturë.
  • përgatitjen dhe ndarjen e studentëve në grupe mësimore sipas kurseve perkatese
  • Plotësimi në kohë i proçesverbaleve të provimit dhe riprovimeve dhe dorëzimi me firmat e nevojshme te sekretaret e departamenteve/specialisteve si dhe te ZKS sipas fakulteteve
  • regjistrimin e vlerësimeve të frekuentimit dhe notave të studentëve
  • Pasqyrimi i rezultateve të ekuivalentimit të lëndëve dhe administrimi i dokumentacionit, sipas vendimeve të komisionit të ekuivalentimit
  • pajisjen e studentëve me dokumentet e nevojshme (librezë studentore, user dhe akses në sistemin
  • vërtetime studenti ,lista notash, suplemente, programe studimi etj
  • Përgatitja e listave të notave dhe diplomave për studentët që kanë përfunduar studimet.
  • Regjistrimin dhe dhënien e kredincialeve (Username, Passëord) e studentëve fitues në sistem për ciklin e studimeve Bachelor, aktivizimin e librezave të studentëve në sistem për vitin përkatës.
  • Regjistrimin në sistem të studentëve përsëritës që kanë fituar statusin si student të rregullt, ose studentët që kanë rifilluar studimet të trajtuar me vendim Rektorati /Dekanati.
  • Shtimi i lëndëve me zgjedhje në librezën e studentit dhe regjistrimi në grafikun përkatës të provimeve
  • Gjeneralitetet dhe të dhënat e proçesit mësimor si: notat, frekuentimet (orët në laboratorë, leksione dhe seminare), provime, stazhe, karrierën dhe punësimin
  • Regjistrimi online nga studenti si dhe prenotimin e provimeve për sezonet plotesuese dhe në vjeshte
  • Krijimi i grafikëve të provimeve sipas sezoneve si dhe ndërlidhja mes datës së provimit, komisionit të provimit dhe modulit përkatës. Krijimi i sezonit të diplomave, datave të provimit dhe tezës së diplomave si dhe regjistrimi i studentëve dhe proçedurave të përgatitjes për provim formimi (temë apo diplomë).
  • Përllogaritja e krediteve të fituara nga studentët dhe kalimi në vitin pasardhës.
  • Pranimin e kërkesave të studentëve (vërtetime si student, listës së pjesshme të notave, lista notash, vërtetime diplomimi, diplomës suplement, programeve të studimit etj) në përputhje me shërbimet e ofruara nga ZSS-ja.
  • Përgatitja dhe dorëzimi i dokumentacionit studentëve sipas afateve të percaktuara
  • diplomimin e studentëve etj..

 

Specialistet e Sportelit dhe Shërbimit të informimit të Studentëve ofrojnë dhe administroj

  • Informimin e studentëve për shërbimet dhe dokumentacionin e ofruar nga ZSS.
  • Pranimin e kërkesave të studentëve (vërtetime si student, listës së pjesshme të notave, lista notash, vërtetime diplomimi, diplomës suplement, programeve të studimit etj.) në përputhje me shërbimet e ofruara nga ZSS-ja.
  • Përgatitja dhe dorëzimi i dokumentacionit studentëve sipas afateve të përcaktuara.
  • Ofrimi i shërbimeve për studentet, stafin akademik në sistemin Esse3.
  • Akomodimi i ZSS-së në ambientet e reja të godinës FEA, përqendrimi i të gjitha shërbimeve në lidhje me studentët në një njësi të vetme dhe autonome nga Fakultetet ka sjellë përmirësimin si dhe rritjen e perfomancës së shërbimeve ndaj studentëve.