Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Zyra e Marrëdhënieve Me Jashtë – Detyrat Kryesore të Zyrës

Rreth Nesh
Detyrat Kryesore të Zyrës
Bashkëpunimi Ndërkombëtar
Informohu

Zyra e Marrëdhënieve Me Jashtë – Detyrat Kryesore të Zyrës

 

Në përputhje me rregulloren e Drejtorisë së Marrëdhënieve Institucionale, kjo zyrë ka këto detyra kryesore:

  • Përgatit në bashkëpunim me Drejtorinë e Projekteve dhe Zhvillimit draft-marrëveshjet dhe protokollet për bashkëpunim ndër-universitar ndërkombëtar në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze;
  • Bën përgatitjen e korrespodencës ndërkombëtare në gjuhë të huaja për Rektorin, Zv.Rektorin për Marrëdhënie me Institucionet dhe Publikun si dhe për Drejtuesit e tjerë në Universitet;
  • Bashkëpunon me Sektorin e Sekretarise Mesimore dhe Sherbimit per studentet ne lehtesimin e konfirmimit te dokumentacionit te leshuar nga kjo zyre ku vertetohen studimet e kryera ne UBT, te kerkuara nga universitete dhe institucione te huaja.
  • Sjell dhe shpërndan informata lidhur me marrëdhëniet ndërkombëtare ndër-universitare;
  • Ndihmon në krijimin e lidhjeve me universitetet dhe institucionet e huaja, i këshillon profesorët në krijimin e këtyre lidhjeve.
  • Mbledh të dhëna për fondet kombëtare dhe ndërkombëtare në dispozicion për lëvizje të studentëve dhe të mësimdhënësve, si DAAD, EU, Fullbright, BritishCouncil, si dhe shpërndan informacione nëpër fakultete
  • Formulon Notat Verbale për ambasadat e huaja për proçedurë vize.
  • Përpilon Akt- Marrëveshjet lidhur me lëvizjet jashtë shtetit të personelit akademik;
  • Në bashkëpunim me Drejtorinë e Komunikimit, përgatit materialet e Sektorit për Marrëdhënie me Jashtë në web-in e UBT-së
  • Mbledh të dhëna për fondet ndërkombëtare për bursa të studentëve dhe të stafit akademik.
  • Përpilon urdhërat financiare që i drejtohen Drejtorisë së Financës dhe Buxhetit lidhur me aktivitetet me jashtë;
Dr. Elsa Zela
Përgjegjëse e Sektorit te Marrëdhenieve me Jashte
Rruga Paisi Vodica 1025 Koder-Kamez
Tel dhe Fax: 355 47 200 874
Website: ubt.edu.al
E-mail: iroaout@ubt.edu.al

Harta e Kampusit