Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Zv.Dekanët FSHP

Zv.Dekanet

Prof. Asoc.  Doklea QUKU
Zv/ Dekan për Mësimin Kurrikulat
E-mail: dquku@ubt.edu.al
Google Site D.Quku

Prof. Asoc. Doklea Quku është lektore ne Departamentin e Industrise se Drurit. Ka përfunduar studimet universitare ne Shkurt 1992 dhe është diplomuar si Inxhiniere Pyjesh në Fakultetin e Pyjeve të Universitetit Bujqesor të Tiranë. Ne Mars te vitit 2010 mbrojti tezën e doktoraturës në Shkencat e Drurit, pranë Departamnetit të Industrisë së Drurit, të Universitetit Bujqesor të Tiranës dhe qe ng aviti 2013 mban titullin “Profesor i asociuar”. Aktualisht ështe Zv/dekane per mesimin dhe Kurrikulat e fakultetit te Shkencave Pyjore. Zhvillon mësim në disa module si Njohuri për pyllin, Teknologjia e drurit, Mbrojtja e drurit në Sistemin Bachelor dhe Biomasa lignocelulozoike ne Sistemin Master i Shkencave. Gjatë aktivitetit të saj akademik dhe kërkimor ka botuar dy tekste universitare, 10 artikuj shkencor në revista të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe 25 pjesmarrje me referime ne konferenca kombetare e nderkombetare.

Shiko profilin e plotë

ZV/ DEKAN I SHKENCËS DHE I MENXHIMIT TË PROJEKTEVE
Prof. Dr. Arsen Proko
E-mail: arsen.proko@ubt.edu.al 
Google Site A. Proko

Prof. Dr. Arsen PROKO ka me shume se 30 vite i angazhuar në mësimdhënien dhe kërkimin shkencor në UBT, pasi u diplomua në fushën e Inxhinjerise Pyjore në vitin 1978 dhe u emërua asistent pedagog në katedrën “Botanikes”, mbas nje experience 8 vjecare ne sherbimin pyjor. Është kontribuesi kryesor në rikonceptimin e modulit te “Botankes e Sistematikes se Bimeve” dhe transformimin e saj në “Botanika e Sistematika e bimeve Pyjore”. Përfshin për herë të parë në curriculumin e UBT modulet “Gjeobotanika”, “Biodi-versiteti” “Bio dhe ekotreguesit bimore”, “Menaxhimi i Projekteve” dhe bëhet titullari i tyre. Bën kërkime shkencore në fushat: Botanika e Vegjetacioni Pyjor, Gjeobotanika e Biodiver-siteti dhe Kontributi i pyjeve ne Sherbimet ne Ekosistem. Ka përshirë për herë të parë në kërkimin shkencor të vendit Klasifikimin fitosociologjik te shoqerimeve bimore pyjore e dinamizmin e vegjetacionit pyjor te lidhura me prodhimin pyjorjor, etj. Procesin e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor e ka mbështetur ne 38 projekte kombetare e nderkombetare, 21 tekste dhe monografi, 71 artikuj shkencorë si dhe 77 referime ne konferenca kombetare e nder-kombetare. Është ideator i projektit te Bankes Boterore ne fushen e Sherbimeve ne Ekosistem, Reformes Institucionale ne Pyje si dhe bashkepjesmarres ne ato të financuara nga NATO, GTZ, Interreg II e III dhe BE. Eshte pjese e grupeve tekniko shkencore te huaj ne Projektet per Inventarizimin e Pyjeve ne vitin 2004 dhe 2018-2019. Kryen ekspertiza te ndryshme ne projekte madhore te zhvilluara ne Shqiperi nga Trans Adriatic Pipeline AG dhe Devolli Hydro Power.

ZV/ DEKAN PËR MARRËDHENIET ME INSTITUCIONET DHE PUBLIKUN
Dr. Ina VEJSIU
E-mail: inavejsiu@ubt.edu.al; Google Site I.Vejsiu

Ajo ka perfunduar studimet e larta ne Universtitetin Jo publik Luarasi ne degen Juridik ku ka fituar titullin Juriste me rezultate shume te mira, ne vitin 2008, gjithashtu eshte diplomuar ne Universitetin Bujqesor te Tiranes, ne Fakultetin e Ekonomise, dega Agro-biznes ne vitin 2008 ku ka fituar titullin ekonomiste. Ne vitin 2011 ka mbaruar studimet Master i Shkencave ne nje  bashkepunim midis Universitit Bujqesor te Tiranes dhe Universitetit te Hawaiit dhe eshte  vleresuar me pike maksimale ne temen e mikrotezes. Qe ne vitin 2011 eshte bere pjese e stafit akademik te Universitetit bujqesor te Tiranes, ne Fakultetin e Shkencave Pyjore si dhe eshte pjese e Grupit Mesimor-Kerkimor te Ekonomise dhe mbulon modulet: Njohuri mbi te drejten, Kontabilitet-Finance dhe Menaxhimi i Karrieres ne nivelin BSc si dhe Ekonomia e burimeve natyrore dhe Tregjet dhe Marketingu Nderkombetar (asistente) ne nivelin MSc. Ne vitin 2014 ka fituar titullin Doktor i Shkencave prane Fakultetit te Shkencave Pyjore. Gjate ketyre viteve ka mare pjese ne nje sere botimesh ne revista kombetare dhe nderkombetare dhe ka referuar ne Konferenca te ndryshme brenda dhe jashte vendit. Qe me krijimin e Zyres se arrieres dhe lumnit ajo ka qene pjese e pandare ne organizimin dhe ne funksionimin e kesaj zyre dhe ne menaxhimin e Panairit te Karrieres.

Shiko profilin e plotë