Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Zhvillimi i provimeve të sezonit të dimrit, viti akademik 2020-2021

Mbështetur në nenin 3, pika 2, germa a, e  Ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”; nenin 3 i Statutit të UBT-së; si edhe në kushtet kufizuese të shkaktuar nga Pandemia (COVID-19), ju njoftojmë se në universitetin Bujqësor të Tiranës, provimet e sezonit të dimrit, për vitin akademik 2020-2021, do të zhvillohen në mënyrë të kombinuar; afërsisht në raportin 80% e provimeve në auditor dhe 20% e provimeve online.

Si rrjedhojë, në funksion të mbarëvajtjes së provimeve në auditorë, kërkojmë mirëkuptimin e studentëve për zbatimin e masave anti COVID-19. Ndër të tjera, theksojmë që gjatë kohës së zhvillimit të provimit duhet të respektohet mbajtja e maskës, distanca mbi 2m, dezinfektim i duarve, dhe matja e temperaturës në hyrje të sallës së provimit. Ndërkohë, pedagogët nuk duhet të zhvillojnë provim me më shumë së 15 persona në të njëjtin ambient.

Lidhur me grafikun (datat) e  zhvillimit të provimeve, në orët në vijim do të ketë njoftim.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin, Ju urojmë suksese.

Kliko këtu: Njoftim_Zhvillimi i provimeve në UBT