Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Xhelil Koleci

Edukimi

Studime Postdoktorale, Kolegji Veterinar Universitarë Kornell, Universiteti Kornell, Ithaca, New York, ShBA, 2008

Studime Doktorale, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës, 2002

Studime Universitare, Diplomuar “Mjek Veteriner”, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Tiranë, 1990

Lëndët/Modulet:

Sëmundje Infektive dhe Epidemiologji Veterinare, Sëmundje Emergjente dhe Ndërkufitare të Kafshëve, Metodologji e Kërkimit Shkencor.

Interesat kërkimore

Epidemiologjia e sëmundjeve infektive më të rëndësishme infektive endemike në Shqipëri, veçanërisht ato me rëndësi për shëndetin publik; karakterizimi epidemiologjik dhe modelimi i sëmundjeve infektive; roli i mekanizmave të mbrojtjes të bujtësit; përmirësimi i metodave aktuale diagnostike dhe vlerësimi i programeve të survejancës dhe të kontrollit të kafshëve.  Sëmundjet me interes përfshijnë tuberkulozin e gjedhit, Sëmundja e John – it (Paratuberkuozi), Bruceloza (B. melitensis dhe B. abortus); Pasteureloza në ripërtypës, infeksioni i Clostridium difficile, Aborti Enzootik i dhenëve; Sëmundjet vektoriale emergjente e ndërkufitare si gjuha blu, dermatoza nodulare, etj.

TITULLI

Profesor

 

DEPARTAMENTI

Shëndeti Publik Veterinar

 

NDËRTESA

Godina e Qendrës së Trainimit Profesional

 

TELEFONI

0684013786

Email: xhelil.koleci@ubt.edu.al