Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Vlerësimi i erozionit në luginën e pellgut ujëmbledhës të lumit Vjosa

Gjatë vitit 2020, nga anëtarë të stafit akademik të Fakultetit të Shkencave Pyjore, u bë vlerësimi i erozionit të tokës në sipërfaqet pyjore me mbulesë të ndryshme bimësie përgjatë luginës së pellgut ujëmbledhës të lumit Vjosa. Për këtë qëllim u vendosën miningastra erozioni për të përcaktuar sasinë e rrjedhjes ujore sipërfaqësore dhe të materialit tokësor të transportuar nga kjo rrjedhje, të cilat u grumbulluan në një enë pritëse. Gjithashtu u përcaktuan treguesit kimiko-fizikë të tokave, sasia e elementëve ushqyes të larguar si pasojë e erozionit ujor sipërfaqësor dhe kostoja ekonomike e shkaktuar nga humbja e elementëve ushqyes. Analizat kimiko-fizike të tokave u kryen në laboratorin e departamentit të Agromjedisit dhe Ekologjisë, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Bazuar tek rezultatet e përftuara nga matjet në miningastrat e erozionit, vlera mesatare e erozionit në pellgun ujëmbledhës të lumit Vjosa rezultoi rreth 1 m3/ha/vit, e cila luhatej në mënyrë të konsiderueshme ndërmjet tipeve të mbulimit të tokës dhe duke nxjerrë në pah ndikimin e bimësisë në mbrojtjen e tokës nga erozioni ujor sipërfaqësor. Ky vlerësim u krye në kuadër të kontratës së shërbimit lidhur midis Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës në bazë të Programit Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit.