Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

VENDIM REKTORATI 04.10.2021

“PËR ZBATIMIN E MASAVE DHE PARANDALIMIN E INFEKSIONIT COVID-19, PËR PERSONELIN AKADEMIK, NDIHMËS AKADEMIK, ADMINISTRATIV DHE STUDENTËT E UNIVERSITETIT BUJQËSOR TË TIRANËS”

Në përputhje me Ligiin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 ”Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 3 dhe 40, Urdhërit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nr. 413, datë 24.09.2021, ”Për marrjen e masave për parandalimin e infeksionit COVID-19, për personelin e Institucioneve Arsimore dhe Studentët” i ndryshuar me Urdhërin nr. 413/1, datë 27.09.2021,” Për një ndryshim në Urdhërin nr. 413, datë 24.09.2021, Për marrjen e masave për parandalimin e infeksionit COVID-19, për personelin e Institucioneve Arsimore dhe Studentët”, shkresën e MASR-së Nr.5378, datë 01.10.2021 si dhe në Statutin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, nenet 16 dhe 23,

VENDOSI:

1. Në mbështetje të vendimeve të marra nga Institucionet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive, Rektorati i Universitetit Bujqësor të Tiranës në mbledhjen e datës 04.10.2021, vendosi që i gjithë proçesi mësimor duke përfshirë leksione, seminare dhe orë laboratori, për vitin akademik 2021-2022, do të zhvillohet në auditore.
2. Studentët e të gjitha cikleve të studimit që ndjekin proçesin mësimor pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, duke filluar nga data 11.10.2021, duhet të paraqesin Certifikatën e vaksinimit COVID-19 (fotokopje), Kartën e vaksinimit (fotokopje) ose paraqitjen çdo javë të testit PCR (fotokopje) të kryer sipas proçedurës për kryerjen e testeve per efekte administrative.
3. Stafi akademik, ndihmës akademik dhe administrativ duke filluar nga data 11.10.2021, duhet të paraqesin Certifikatën e vaksinimit COVID-19 (fotokopje), Kartën e vaksinimit (fotokopje) ose paraqitjen çdo javë të testit PCR (fotokopje) të kryer sipas proçedurës për kryerjen e testeve per efekte administrative.
4. Studentët dhe stafi akademik, ndihmës akademik dhe administrativ të cilët deri më datë 11.10.2021 kanë kryer vetëm një dozë vaksinimi, duhet të sjellin vërtetimin përkatës.
5. Ngarkohen personeli ndihmës akademik me pozicionin e sekretarit të Departamentit, të mbledhë të gjitha Certifikatat e vaksinimit COVID-19 (fotokopje), dhe Kartat e vaksinimit (fotokopje) të paraqitura nga studentët në ditën e parë të fillimit të vitit të ri akademik 2021-2022.
6. Drejtuesit e njësive kryesore për Departamentet që nuk kanë personel ndihmës akademik me pozicionin e sekretarit, të ngarkojnë për kryerjen e kësaj detyre personelin ndihmës akademik të Sektorit të Karrierës dhe Alumnit pranë Fakulteteve përkatëse.
7. Personeli ndihmës akademik i ngarkuar me detyrën e lartpërmendur, brenda datës 11.10.2021, hedh në format elektronik të dhënat e të gjithë studentëve që kanë paraqitur Certifikatat e vaksinimit COVID-19, Kartat e vaksinimit dhe vërtetimin për kryerjen e një doze të vaksinës, dhe ja përcjell këtë informacion me e-mail zyrtar personelit akademik të Departamentit perkatës.
8. Personeli akademik në fillim të orës mësimore, pasi kryen verifikimin e listës me të dhënat e studentëve që kanë paraqitur Certifikatat e vaksinimit COVID-19 (fotokopje), Kartat e vaksinimit (fotokopje), vërtetimin për kryerjen e një doze të vaksinës ose testin PCR (fotokopje), do të pranojë në klasë vetëm ato studentë që kanë dokumentacionin e mësipërm.
9. Përgjegjësit e njësive bazë të identifikojnë dhe të hartojnë një listë ku të pasqyrohen personeli akademik, ndihmës akademik, administrativ si dhe studentët që kanë paraqitur Certifikatat e vaksinimit COVID-19 (fotokopje), Kartat e vaksinimit (fotokopje) ose vërtetimin për kryerjen e një doze të vaksinës. Informacioni i mbledhur të dërgohet çdo muaj pranë Institutit tç Shëndetit Publik.
10. Studentët, personeli akademik, ndihmës akademik dhe administrativ hyjnë në mjediset e njësisë perbërëse vetëm nga hyrja qendrore sipas shenjave orientuese.
11. Në hyrjen qëndrore personi përgjegjës që monitoron lëvizjet, ka funksion dhe kryen veprimet e percaktuara në Rregulloren e brendshme të Universitetit Bujqësor të Tiranës, “Për mbrojtjen nga infeksioni i shkaktuar nga virusi COVID-19”.
12. Ngarkohen Drejtuesit e njësive kryesore, administratorët e njësive kryesore dhe drejtuesit e njësive bazë, për zbatimin e këtij Urdhëri.
13. Ky vendim hyn ne fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Vendimi