Vendim KIZ
Nr._____Prot. Tiranë, më 22/10/2021
VENDIM
Nr___. Datë 22/10/2021
Komisioni Institucional i Zgjedhjeve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, i cili Mbështetur në Ligjin nr. 80/2015 datë 22.7.2015 “Për Arsimin e Larte dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Larte ne Republikën e Shqipërisë”, neni 36, pika 1, neni 46, pika 3, Rregulloren “Për organizimin e zgjedhjeve të para për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë, në Republikën e Shqipërisë”, neni 6, pika 2, neni 18, neni 28, Statutin e UBT, neni 18/1, pika 6,
VENDOSI:
- Shpalljen e datës 25.10.2021, si data e fillimit të procesit zgjedhor për organet drejtuese, komisione të përhershme, pranë njësive kryesore të Universitetit Bujqësor të Tiranës.
- Shpalljen e datës 25.11.2021, si data e zhvillimit të zgjedhjeve për Komisione të Përhershme, pranë njësive kryesore të Universitetit Bujqësor të Tiranës.
- Komisionet e përhershme pranë njësive kryesore për të cilat mund të kandidohet janë, si vijon:
- Komisioni i Sigurimit të Cilësisë, Programeve të Studimit dhe Kërkimit Shkencor
- Komisioni për Dhënien e Gradës Shkencore “Doktor”
KOMISIONI:
Shpresim Domi
Luigj Turmalaj
Albert Kopali
Fatjon Hoxha
Pandeli Marku
Doriana Xhulaj
Azgan Berbati
Sekretari i KIZ
Alban Ibraliu