Vendim i KIZ
VENDIM
Komisionit Institucional i Zgjedhjeve, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, i cili bazuar në Rregulloren ”Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në UBT”, neni 6, pika 2, neni 27, pika5, neni 33, pika 4,
VENDOSI;
- Miratimin e shtyrjes së datës së zgjedhjeve për anëtar të Komisioneve të Përhershme, pranë Njësive Kryesore të UBT. Data e zgjedhjeve do të jetë 12.2021.
- Miratimin e formatit të fletës së votimit, sikundër tregohet në formatin bashkëlidhur këtij vendimi.
- Miratimin e formatit të vërtetimit për regjistrim e kandidatëve për organet drejtuese-Komisione të Përhershme, pranë Njësive Kryesore të UBT, sikundër tregohet në formatin bashkëlidhur këtij vendimi.
- Pranimin e vetë-deklarimit lidhur me ligjshmërinë e dosjes së promovimit akademik dhe vlerësimin antiplagjaturë, si dokument për regjistrimin si kandidat për anëtar të Komisioneve të Përhershme.
- Miratimin e formatit të vetë-deklarimit lidhur me ligjshmërinë e dosjes së promovimit akademik dhe vlerësimin antiplagjaturë, sikundër tregohet bashkëlidhur këtij vendimi.
- Ngarkohen Komisionet Zgjedhore të Fakulteteve për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.