Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Urimi i Rektorit të UBT-së me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2021-2022

Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2021-2022, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, në emër edhe të institucionit që ai drejton uron të gjithë studentet/ët për ta patur sa më të mbarë e plot suksese këtë vit shkollor i cili duket se do të ketë jo pak sfida. Një vit të mbarë- uron Prof. Sallaku edhe për të gjithë stafin akademik që i rikthehet prezencës fizike në klasa dhe leksioneve në auditore pas pothuajse një ndërprerje 2-vjeçare për shkak të pandemisë COVID-19.

Edhe një herë Rektori i UBT-së, bën thirrje për të gjithë stafin pedagogjik të universitetit, për të zbatuar rigorozisht të gjitha masat e parashikuara për fillimin e vitit të ri akademik si dhe marrjen e përgjegjësive institucionale dhe ligjore në lidhje me organizimin dhe përgatitjet për fillimin dhe vijueshmërinë sa më normale të procesit mësimor duke zbatuar të gjitha vendimet MASR, MSHÇS dhe Rektoratit të UBT-së, për të lehtësuar punën dhe bashkëpunimin e të dy palëve, studente/ë e pedagoge/ë.

‘’Periudha e vështirë që përjetuam dhe ende po kalojmë për shkak të një sërë problematikash që përfshinë sektorë të rëndësishëm të jetës së gjithësecilit prej nesh, si në aspektin shëndetësor, ekonomik, arsimor dhe jo vetëm,  duhet të na shërbeje edhe një herë për të kuptuar rrugën e vështirë që kemi përpara, ndaj të gjithë, duke bërë atë që na takon, duke respektuar e zbatuar çdo rregull e vendim të domosdoshëm, do të mundim t’ia dalim mbanë pasi kjo është në të mirën tonë të përbashkët’’- u drejtohet Prof. Sallaku studentëve e kolegëve të tij në këtë fillimviti shkollor.

Ai i fton të gjithë të japin kontributin personal për ta bërë sa më të lehtë këtë rrugëtim të vështirë të dijes por plot shpresë dhe optimizëm, duke filluar që nga procesi i vaksinimit .

 

Suksese të gjithëve.