Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Universiteti Bujqësor i Tiranës siguron akses në bibliotekën digjitale JSTOR

Universiteti Bujqësor i Tiranës siguron akses në bibliotekën digjitale JSTOR përmes mbështetjes nga AADF dhe CleanScore.

AADF dhe CleanScore, financojnë një nismë të re nëpërmjet marrëveshjes së abonimit në JSTOR për Universitetin e Tiranës, Universitetin Bujqësor të Tiranës, Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu” dhe Universitetin e Korçës “Fan S. Noli”.

JSTOR u krijua në 1994 nga William G. Bowen për t’i ardhur në ndihmë bibliotekave dhe botuesve akademikë të kthenin punimet e tyre nga letra në format digjital dhe për t’i ruajtur ato për brezat e ardhshëm. Kjo platformë digjitale i jep mundësinë stafit akademik dhe studentëve të hulumtojnë në shumë fusha studimore dhe iu ofron një qasje në miliona artikuj, revista shkencore, libra referimi, pamfletë në disiplina si: art, shkencë, shkenca humane, biznes dhe teknologji, zhvillim i qëndrueshëm, trashëgimi kulturore, ekologji dhe botanikë, etj.

JSTOR është një platformë e thjeshtë në përdorim e do të ndihmojë në:
✔️ kërkime shkencore
✔️ përmirësimin e kurrikulave mësimore
✔️ mundësinë e pjesëmarrjes në konferenca e konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare

Për të pasur qasje në JSTOR nga universiteti juaj lundroni në https://www.jstor.org