Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Universiteti Bujqësor i Tiranës renditet për herë të parë në listën e 350 universiteteve më të mira nga vendet Evropiane në Zhvillim dhe Azinë Qendrore (EECA). “QS EECA University Rankings 2021”

Universiteti Bujqësor i Tiranës, për herë të parë renditet në 350 Universitetet më të mira në vendet Evropiane në Zhvillim dhe Azinë Qendrore. Një arritje e rëndësishme kjo që vazhdon të tregojë cilësinë, seriozitetin, qëndrueshmërinë dhe ecurinë drejt përmirësimit të vazhdueshëm të UBT.

Kjo renditje reflekton më së miri përpjekjet maksimale të strukturave drejtuese, stafit akademik, stafit ndihmës akademik dhe studentëve, për ti dhënë Universitetit tonë një dimension më cilësor për sa i përket mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe transferimit të njohurive. Ky rankim është një argument i fortë për maturantët e rinj që të zgjedhin të studiojnë në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Gjeni me poshtë linkun ku UBT renditet në vendin e parë ndër Universitetet Shqiptare.

https://www.topuniversities.com/university-rankings/eeca-rankings/2021