Universiteti Bujqësor i Tiranës njofton për shprehje interesi “EIT Food Seedbed 2021- free-of-charge program supporting innovative agri-food startups”
Kjo iniciativë organizohet nga European Institute of Innovation and Technology – The Food sector(EIT Food), Institucion i rëndësishëm i Bashkimit Europian, pjesë e strukturës organizative Horizon 2020.
EIT Food Seedbed mbështet sipërmarrësit aspirues, akademikët sipërmarrës dhe startup-et e sapoformuara që paraqesin një nga Zonat e Fokusit të EIT Food, të listuara më poshtë:
- Bujqësi – Sustainable Agriculture
- Akuakulturë – Sustainable Aquaculture
- Bioteknologji – Alternative Proteins
- Gjurmimi digital – Digital Traceability
- Zinxhir ushqimor – Circular Food Systems
- Përzgjedhje ushqimore – Targeted Nutrition
Përfituesit do të fitojnë mbështetje të ekspertëve (trajnim dhe këshillim) dhe mbështetje financiare deri në 8,000 € për të lehtësuar aktivitetet e testimit të tregut dhe për të folur me 100+ klientë potencialë.
Afati i fundit i aplikimeve data 10 Prill 2021.
Për më shumë informacion ju lutem klikoni https://www.eitfood.eu/projects/Seedbed