Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Universiteti Bujqësor i Tiranës fton studentët në “Klubin e Debatit”

Junior Achievement of Albania (JAA) në bashkëpunim me Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) po implementon programin “Debating Economics”, i cili synon të edukojë të rinjtë Shqiptarë, aftësitë e mendimit kritik, hulumtimit, përgatitjes dhe prezantimit të argumenteve dhe zgjidhjes kreative të problemeve lidhur me ҁështje me fokus ekonominë vendase dhe globale. Kjo praktikë do të kontribuojë në rritjen e aftësive analizuese, vlerave individuale dhe komunitare demokratike dhe tolerancë mes të rinjve Shqiptarë.

 

Ju inkurajojmë të aplikoni për të marrë pjesë në këtë klub!

Faza e parë – Krijimi i klubit të debatit (18-20 studentë).

Faza e dytë – Trajnimi i studentëve, për të kaluar në faza të tjera të debatit në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

 

Kriteret e përzgjedhjes së studentëve do të bëhen bazuar në:

  1. CurrilumVitae (CV)
  2. Njohja e gjuhës angleze

 

Sudentët e interesuar do të dorëzojnë dokumentat e mësipërm në Zyrën e Këshillimit të Karrierës (ZKK) ne adresene email: karriera@instant.al/ubttest

Agjenda e Trajnimit të Klubit të Debatit të Universitetit Bujqësor Tiranë 15 Qershor 2021