Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Universiteti Bujqësor i Tiranës fillon aktivitetet sportive studentore për vitin akademik 2022-2023.

Duke nisur nga nesër, datë 28 tetor 2022 starton Kampionati i Tiranës për sportet e volejboll, futsall dhe basketboll.

Kampionati organizohet nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar dhe universitetet pjesëmarrëse janë:

1-Universiteti Aldent,
2-Universiteti i Arteve,
3-Universiteti Epoka,
4-Universiteti Luarasi,
5-Universiteti Marin Barleti,
6-Universiteti Polis,
7-Universiteti i Sporteve Tiranë,
8-Universiteti i Tiranës,
9-Universiteti Bujqësor i Tiranës,
10-Universiteti Europian i Tiranës,
11-Universiteti i Mjekësisë,
12-Universiteti Politeknik iTiranës.

UBT do të marrë pjesë në sportet e basketbollit dhe futsall.

Ftohen të gjithë studentët, që jashtë procesit mësiomor, të mbështesin skuadrat e tyre të UBT.

Ndeshjet e basketboll do të zhvillohen tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, ndërsa futsall do të zhvillohet tek Universiteti Marin Barleti.