Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Udhëtimi shkencor i Akademikut Mentor Përmeti

Në Bibliotekën e UBT-së më datë 10 dhjetor 2015, me rastin e 95-vjetorit të lindjes së akademikut Mentor Përmeti, u çel ekspozita “Udhëtimi shkencor i akademikut Mentor Përmeti”.
Prezantimi i kësaj ekspozite nisi me numrin e parë të “Buletinit të Shkencave Bujqësore” të vitit 1962, ku profesori është dhe kryeredaktor i parë i kësaj reviste. Ekspozita vijoi me artikuj shkencorë të botuar në revistën “Bujqësia Socialiste”, shumë artikuj të botuar në përmbledhje konferencash të zhvilluara ndër vite. U prezantuan librat e profesorit si: “Tërfili Aleksandrin…”, “Gjenetika”, “Hasëllet e përzjera” etj. Falë ndihmës së Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë bëmë të mundur nxjerrjen dhe digjitimin e disa shkrimeve në gazeta, duke filluar me artikullin e tij të parë për bujqësinë shqiptare në “Bashkimi”, 2 gusht 1953 e për të vijuar më tej. Nga kjo bibliotekë u ekspozuan edhe disa ekzemplarë. U ekspozua gjithashtu një koleksion i veçantë i gazetës “Dëshnica” me artikuj të akademikut. Një seksion të veçantë përbënë sendet personale të Mentor Përmetit të cilat iu dhuruan bibliotekës nga familja. Ekspozita qëndroi e hapur deri më 18 dhjetor.