Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

UBT, zgjedhja e duhur për të studiuar

Zgjidhni UBT për të studiuar nëse kërkoni efikasitet dhe garanci për studimet dhe të ardhmen tuaj

Ndërsa ka përfunduar prej pak orësh raundi i parë i regjistrimeve të studentëve në Universitetin Bujqësor të Tiranës për vitin akademik 2021 – 2022, ekspertë të Zyrës për Studime dhe Studentë në këtë universitet bëjnë me dije se ky proces ka ecur mjaft mirë dhe se janë optimist për shtimin e numrit të studentëve në raundin e dytë që do zhvillohet nga data 19 deri në 21 shtator. E pyetur nëse të rinjtë e regjistruar kanë patur apo jo probleme me paraqitjen e dokumentacionit përkatës apo nëse e kishin ata orientimin e duhur se ku të drejtoheshin në UBT për procedurat e regjistrimit, Alma Musai, eksperte e statistikës në ZSS në UBT, thotë se maturantët kanë qenë të mirëinformuar për këto aspekte, kjo falë edhe udhëzimeve të sakta dhe punës së mirë organizative në UBT.
‘’Ndryshe nga vitet e tjera, ata kanë patur informacionin e duhur përsa i përket procedurës së regjistrimit të organizuar me 7 faza 48-orëshe. Këta maturantë janë orientuar nga ana jonë që të aplikojnë përsëri në raundin e dytë të regjistrimit (duke i informuar saktësisht mbi datat e aplikimeve online të raundit të dytë)’’- sqaron Musai.
Sipas saj, duke iu referuar edhe përvojës nga regjistrimet e viteve të mëparshme, gjatë raundit të dytë të regjistrimeve prurjet në listat e studentëve do të jenë edhe më të mmëdha dhe kuotat boshe do të plotësohen të gjitha.
Me nota optimizmi, ekspertja e statistikave i bën thirrje të gjithë maturantëve që ende s’kanë vendosur degën e tyre të studimit, ndërsa i fton të të regjistrohen në një nga programet e studimit të UBT, pasi në të do të gjejnë standarte të larta të edukimit dhe kërkimit shkencor, një staf të kualifikuar dhe mundësi të shumta dhe të mira punësimi për të diplomuarit, si brenda ashtu dhe jashtë vendit.
Në raundin e parë të regjistrimit pati 10894 aplikime.