Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

UBT, vijon vaksinimi i studentëve

Pas më shumë se një viti akademik të zhvilluar online, do të nisë të hënën viti i ri akademik 2021-2022, proces i cili do të kthejë në auditore mësues e student/ë. Por ndryshe nga viti i kaluar, këtë herë kusht i domosdoshëm për rikthimin në klasa e auditore do të jetë vaksinimi jo vetëm i stafit akademik por edhe i të gjithë studenteve/ëve. Këta të fundit duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit, vërtetimin se kanë kryer të paktën njërën prej dozave apo ënjë test PCR negative nëse duhet të frekuentojnë në prezencë mësimin.
Procesi i vaksinimit që ka nisur prej kohësh edhe në UBT duket se ka vijuar me rezultate të kënaqshme përsa i përket të rinjve që iu përgjigjën pozitivisht fushatës masive të vaksinimit. Dhjetëra të rinj i janë përgjigjur pozitivsht thirrjes për t’u vaksinuar përpara fillimit të vitit akademik, sipas bluzave të bardha që shërbejnë në qendrën e ngritur në UBT. Po sipas tyre qindra të tjerë janë gjithashtu të vaksinuar dhe këtë shërbim kanë mundur ta marin pran qendrave të tyre të banimit dhe jo vetëm. Ekspertët shëndetësorë që janë të stacionuar në UBT informojnë se për të rinjtë që do të ulen në auditore, mundësohet kryerja e vaksinave AstraZeneca dhe SinoVac- CoronaVac, kështu që secili prej tyre mund të zgjedhë midis këtyre alternativave.
Në UBT prej kohësh qëndron e hapur qendra e vaksinimit e ngritur në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit drejt së cilës janë adresuar dhjetëra student/ë. Ndërsa pritet të nisë në 18 tetor procesi mësimor në auditore, sipas vendimit të ministrisë së Arsimit, në klasa do të pranohen vetëm studentet/ët e vaksinuar ose ata që paraqesin test PCR negative, apo nëse kanë një vërtetim nga mjeku për pamundësi për kryerjen e vaksinës. Ndërkaq grupet e punës të përcaktuara nga ministria e Shëndetësisë për vaksinimin e të rinjve në UBT, do të punojnë edhe në fundjavë duke u dhënë mundësi të rinjve të vaksinohen të shtunën e të dielën, nëse ende nuk e kanë marrë këtë vendim.