Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

UBT tashmë pjesë e projektit “Zhvillimi i edukimit për median dhe informacionin në universitetet shqiptare”, mundësuar nga Instituti Shqiptar i Medias dhe me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë

“Zhvillimi i edukimit për median dhe informacionin në universitetet shqiptare”, është projekti i radhës që Universiteti Bujqësor i Tiranës do të zbatojë duke shtuar fushat e bashkëpunimit të tij dhe konkretisht me Institutin Shqiptar të Medias dhe me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ky projekt, pjesë e të cilit është tashmë edhe UBT do të zgjasë 18 muaj, qershor 2021- dhjetor 2022 dhe synon që të zhvillojë kapacitetet e studentëve dhe pedagogëve në universitetet publike dhe private në fushën e Edukimit për Median dhe Informacionin (EMI).

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku u takua sot me Drejtorin e ISHM-së, Remzi Lani me të cilin u dakordësuan dhe biseduan për vijimësinë e këtij projekti.

Përfitues të drejtëpërdrejtë të projektit do të jenë studentë dhe pedagogë të 10-të fakulteteve të universiteteve publike dhe private në Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Korçë.

Disa nga aktivitetet që do të realizohen në kuadër të këtij projekti janë:

  1. Realizimi i studimit për situatën aktuale të EMI-t në Universitete, me studentë dhe 10 pedagogë për secilin prej fakulteteve të përzgjedhura.
  2. Hartimin e kurrikulës EMI të përshtatur sipas nevojave të çdo fakulteti. Projekti parashikon hartimin, botimin dhe integrimin e 10 kurrikulave EMI në secilin prej Fakulteteve të përzgjedhura.
  3. Realizimi i 10 takimeve promovuese për EMI në secilin prej Fakulteteve. Qëllimi i këtyrë takimeve është të familjarizojë studentët dhe pedagogët mbi konceptin dhe kompetencat e EMI-t.
  4. Realizimi i konkursit për posterin më të mirë që promovon Edukimin për Median dhe Informacionin në Shqipëri.
  5. Krijimi i videove dhe podcasteve për të promovuar Edukimin për Median dhe Informacionin në Shqipëri.
  6. Trajnimin e studentëve dhe pedagogëve në fushën EMI
  7. Shkolla verore për EMI-n
  8. Mundësimin e granteve të vogla. Aplikantët do të jenë në gjendje të aplikojnë për grante të vogla (individë ose grupe individësh nga 1,000 në 3000 USD), ndërsa OJQ-të nga 3,000 USD- 6000 USD. Tema e projekteve të mbështetura do të jetë promovimi i MIL, krijimi i produkteve mediatike si gazetat universitare online, aplikime të ndryshme, studime kërkimore, përkthime dhe botime të ndryshme në fushën e MIL, etj.
  1. Materiale burimore për Fakultetet.
  2. Konferenca përmbyllëse, etj.