Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

UBT feston 70-vjetorin e krijimit.

Një sërë aktivitetesh janë planifikuar të organizohen në UBT me rastin e 70-vjetorit të krijimit të këtij institucioni të rëndësishëm arsimor në ditët në vijim.

Kështu, e diela që vjen do të jetë dita e diplomimit për mijëra studente/ë të UBT-së për vitin akademik 2020-2021. Gëzimit dhe haresë së të rinjve të diplomuar do t’i bashkohen më 31 tetor në ambientet e FEA-s edhe të afërm të tyre, famijarë, miq, pedagoge/ë e shumë të tjerë. Të gjithë së bashku pas zhvillimit të ceremonisë së diplomimit, do të kenë mundësi të festojnë me muzikë e ushqim të përzgjedhur. Po këtë ditë do të zhvillohet edhe ‘’Dita Akademike’’ e cila konsiston në dhënien e titujve akademikë dhe honorifikë për disa nga personalitetet më të shquar në UBT dhe jo vetëm.

Ngjarja më e rëndësishme e parashikuar për këtë vit kalenderik për UBT, do të jetë padyshim kremtimi i 70-vjetorit të universitetit, ideuar të përmbledhë disa aktivitete, ndër të cilat konferenca ICOALS 3, festimet me këtë rast, ekspozita të posaçme, realizimin e një dokumentari televiziv, ture e vizita të ndryshme etj.

Konferenca ndërkombëtare ICOALS3 që do të startojë në 1 nëntor dhe do të përfundojë në 3 nëntor do të bëjë bashkë përveç anëtarëve të stafit të UBT-së, edhe përfaqësues nga universitetet më në zë përtej kufijve, profesorë e akademikë shqiptarë e të huaj, ministra e zëvendësministra, përfaqësues të trupave diplomatike në vendin tonë, specialistë, studiues e hulumtues e shumë të tjerë.

Në konferencën ndërkombëtare do të jenë rreth 500 pjesëmarrës dhe në të do të prezantohen më shumë se 200 punime shkencore.