Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

UBT dhe UET nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi

Universiteti Bujqësor i Tiranës nënshkroi më 10 mars 2021 një marrëveshje mirëkuptimi me Universitetin Europian të Tiranës në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm të njohurive profesionale e akademike, kapaciteteve të stafit dhe studentëve si dhe për përmirësimin e proceseve akademike. Nëpërmjet kësaj marrëveshje palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe njohje të ndërsjelltë në aspektet e sipërpërmendura. Marrëveshja u nënshkrua në ambientet e UBT-së ku ndër të tjera Rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku foli për ambiciet e mëdha profesionale për ta rritur edhe më shumë cilësinë e UBT-së, për të përmirësuar gjithnjë e më tepër nivelin e mësimdhënies, për të shtuar rradhët e studentëve në auditor, për të shtuar më tepër bashkëpunimet, veçanërisht me insitutcione të tjera të Arsimit të Lartë në Shqipëri dhe jo vetëm. Gatishmërinë për të bashkëpunuar në një sërë drejtimesh e shprehu edhe Rektori i UET-së, Prof. Dr. Tonin Gjuraj i i cili ndër të tjera e cilësoi UBT-në si një qendër të rëndësishme të kërkimeve shkencore.

“Interesi publik është e përbashkëta e këtyre institucioneve, qofshin ato private apo publike” shtoi Gjuraj, ndërsa u shpreh optimist për të ardhmen e përbashkët institucionale pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje partneriteti mes UBT-së dhe UET-së.

Bashkëpunimi i ndërsjelltë mes palëve synon të realizohet në një sërë fushash si; partneritet në projekte të ndryshme të arsimit të lartë; shkëmbim të përvojave akademike me qëllim arritjen e standarteve bashkëkohore në fushat e ndryshme universitare; organizim të përbashkët i aktiviteteve në fusha të ndryshme shkencore, ekonomike, politike dhe kulturore nëpërmjet simpoziumeve, konferencave e debateve; nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe formuese; qasje në projekte të ndërsjella, nëpërmjet të cilave do t’u mundësohet pedagogëve, studentëve dhe stafit udhëheqës të kenë mundësi të përfshihen në projekte të përbashkëta që do të ndërmerren nga secili universitet; konkurim në projekte të përbashkëta vendore, rajonale dhe ndërkombëtare; shkëmbimin e përvojës lidhur me menaxhimin  institucional; kontribut në mbrotjet e doktoratave në secilin universitetit; mbështetje për zhvillimin dhe përmirësimin e praktikave profesionale në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve; lehtësim të procedurave të transferimit të studentëve ndërmjet dy universiteteve partnere, e të tjera.

Në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes morën pjesë rektorët e dy universiteteve, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku (UBT) e Prof. Dr. Tonin Gjuraj (UET),  zv/rektorja për shkencën dhe projektet në UBT, Prof. Asoc. Dr. Erinda Lika, administratorët e universiteteve,  Edmond Tërthorja (UBT) dhe Tildi Cadri (UET), Elsa Zela (zyra për marrëdhëniet me jashtë, UBT) dhe Stela Karaj (shefe kabineti, UET).

 
Kliko këtu për tu kthyer te NEWSLETTER