Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

U nda nga jeta profesore e nderuar Drita Çaushi.

U nda nga jeta profesore e nderuar Drita Çaushi, pedagogia e përkushtuar në përgatitjen e specialistëve të rinj të blegtorisë.Kontributi i saj përfshin një periudhë 30 vjeçare, gjatë të cilës punoi me pasion duke lënë gjurmë me aftësitë e saj pedagogjike në përgatitjen e brezave të studentëve të zooteknisë.

U lind në Korçë më 1932. Shkollën e mesme e kreu në Teknikumin Bujqësor të Kamzës. Në vitin 1956, diplomohet si Zooteknike e Lartë dhe menjëherë emërohet si Bashkëpunëtore Shkencore dhe Përgjegjëse e Sektorit të Zookulturës në Institutin Zooteknik të Shkodrës, ku ka punuar në periudhën 1956 – 1959. Gjithashtu, ajo ka dhënë kontributin e saj si mësuese e jashtme në Teknikumin Veterinar në Shkodër, në lëndën “Rritja eshpendëve. Gjatë këtyre viteve ajo ka qenë dhe anëtare e Këshillit Shkencor të Institutit të Zooteknisë.

Në vitin 1960 emërohet pedagoge në Institutin e Lartë Bujqësor, Katedra e Zooteknisë së Përgjithshme e më tej në Katedrën e Përmirësimit Gjenetik të Kafshëve, ku punoi deri sa doli nëpension. Duke thelluar njohuritë e veta në dy specializime për zookulturën në Kinë dhe Francë dhe me punën këmbengulëse të saj në eksperimentimin shkencor, arrin një bagazh të mirëfilltë shkencor që pasqyrohet në zbatimin e mjaft punimve shkencore për shpendet, për krimbin e mëndafshit, për bletarinë etj. Një pjesë të mirë të këtyre punimeve i pasqyron në artikuj e broshura, si dhe i referon në simpoziume e konferenca shkencore. Ka mbajtur referime dhe kumtesa në Këshillin Shkencor të Fakultetit dhe atë të Qendrës Biologjike pranë Akademisë së Shkencacve. Ajo ka zhvilluar leksione të disa lëndëve, ku evidentohet Përmirësimi gjenetik i kafshëve dhe “Gjenetika”. Ajo është bashkëautore në mjaft libra ku veçohet: “Gjenetika”, “Seleksionimi Kafshëve Bujqësore” etj. Gjithashtu,ka udhëhequr punimet shkencore të studentëve dhe krahas punës pedagogjike është marrë dhe me punë kërkimore shkencore. Drita Çaushi mbante titullin “Profesor”.

Respekt dhe mirënjohje për punën e saj.

Lamtumirë Profesoreshë Drita Çaushi.