Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Trajnimi 10-ditor “One health”/ “Një shëndet’’ nga CIHEAM IAM (Mediterranean Agronomic Institute of Zaragoza)

Fakulteti i Mjekësisë Veterinare njofton se CIHEAM IAM (Mediterranean Agronomic Institute of Zaragoza) organizon nga data 15-24 mars trajnimin me temë: ‘’Një qasje shëndetësore për zbulimin e hershëm dhe reagimin e shpejtë përballë zoonozave që shfaqen e rishfaqen’’. Ky trajnim i cili do të mundësohet online, do të ketë asistencën e akademikëve nga IAMZ- Zaragoza. Në trajnimin 10-ditor “One health”/ “Një shëndet’’, ftohen të marin pjesë përfaqësues të stafit akademik të cilët mund të aplikojnë në adresën e mëposhtme http://edu.iamz.ciheam.org/OneHealth/en/

Gjatë këtij trajnimi online do të trajtohen temat e mëposhtme:

  • Kuptim sa më të qartë të konceptit “Një shëndet’’, vlerësimit dhe implementimit të tij;
  • Identifikim i problematikave ku koncepti “Një shëndet’’ mund të aplikohet lehtësisht;
  • Përfitim i eksperiencës në sëmundjet zoonotike emergjente duke u bazuar në studimin e rasteve ku koncepti “Një shëndet’’ është aplikuar me sukses;
  • Të mësojë pjesëmarësit në kurs si të ndërtojnë program survejance për sëmundjet zoonotike emergjente;
  • Të demostrojë rëndësinë e madhe që ka strategjia e komunikimit si dhe ndërtimin e një rrjeti dhe platforme me profesionistë të fushës “Një shëndet’’ ku secili prej tyre mund të ndajë eksperiencën personale në këtë fushë.

Informacione më të hollësishme për tematikën e kursit për cdo ditë do të mund ta gjeni faqen e internetit http://edu.iamz.ciheam.org/OneHealth/en/.

Në përfundim të kursit, pjesëmarrësit do të pajisen me një certifikatë me 5 kredite.