Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Trajnim online: “Si të shkruajmë një artikull shkencor të suksesshëm’’

Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës, në bashkëpunim me Prof. Burim Ametaj (Editor-in-Chief journal “Dairy”, 4-10G Agriculture/Forestry Centre, Department of Agricultural, Food and Nutritional Science, University of Alberta, Canada), organizon në datën 13 shkurt, seminarin me titull “Si të shkruash një artikull shkencor të suksesshëm”.

Lektor në këtë trajnim online të rëndësishëm, do të jetë Prof. Burim Ametaj, i cili për 13 vite ka punuar si pedagog dhe zv/dekan i FMV. Seminari do të shërbejë si një ndihmesë e madhe për personelin akademik që është në fillimet e karrierës akademike por jo vetëm.

Duke qenë se në vitet që do të pasojnë, për personelin akademik do të jetë kusht i domosdoshëm, paraqitja e botimeve cilësore në revista të rëndësishme vendase dhe jo vetëm, është e rëndësishme të kuptohet se trajnime të tilla shërbejnë si një kontribut i rëndësishëm për këtë qëllim.

Seminari i cili parashikohet të zgjasë 60 minuta, do të nisë në 13 shkurt, ora 18:00 sipas orës lokale dhe do të zhvillohet në platformën Zoom.

 

Tema të trajnimit: Përgatitje për të shkruar një artikull shkencor; rëndësia e titullit që zgjedh; këshilla për abstraktin; çfarë mund të shkruhet në seksionin për prezantimin e artikullit; çfarë mund të shkruhet në seksionin për materialet dhe metodikat; si mund të shkruhet seksionin për rezultatet; këshilla për seksionin e diskutimit; etj.

Linku për trajnimin:

https://ualberta-ca.zoom.us/j/91258516683?pwd=RTJuZkZlTkFtQXB5OVUya0JSSUx5dz09

Meeting ID: 912 5851 6683
Passcode: 140312