Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Thirrje për shkëmbim studentësh në Finlandë, ofrohen 7 bursa për studentët e zooteknisë

Universiteti Bujësor i Tiranës hap thirrjen për shkëmbim studentësh për një periudhë trajnimi në NGU ose Savonia, Finlandë.

Në kuadër të programit Erasmus DualAFS, ofrohen 7 bursa për studentët për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023, për zhvillimin e një periudhe trajnimi në NGU ose Savonia Universiteti i Shkencave të Aplikuara (Savonia UAS).

Kohëzgjatja e lëvizjes do të jetë 3 muaj duke përfshirë ditët e udhëtimit.

Afati i aplikimit është deri në datën 31 tetor.

Ky njoftim vjen pasi UBT është pjesë e universiteteve që bashkëpunojnë me programin e mobilitetit Kurrikula e dyfishtë – Studimi dhe Praktika e Punës në Bujqësi dhe Siguria Ushqimore (DualAFS) numri i projektit Erasmus + KA2619178-EPP-1-2020-1-DE-EPPKA2-CBHE-JP, i koordinuar nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Nuertingen (NGU) dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara (Savonia UAS).

Për detaje të tjera rreth programit, kritereve të kandidatëve, procedurave të aplikimit dhe përzgjedhjes klikoni linkun:

DualAFS Student Mobilities_LAPS