Thirrje për pjesëmarrje në sesion informues online për bursat “Erasmus Mundus Joint Masters”
EMJM janë programe studimi të integruara në nivel masteri, të cilat udhëhiqen nga një partneritet ndërkombëtar i institucioneve të Arsimit të Lartë nga vende të ndryshme në mbarë botën. Fondet Erasmus + financojnë bursa studimi për pjesëmarrje në këto programe. Bursat u ofrohen aplikantëve me renditjen më të mirë. Bursat mbulojnë kostot e pjesëmarrjes së studentëve në programin përkatës, udhëtimin dhe shpenzime jetese.
Ju ftojmë të merrni pjesë në sesionin informues dhe orientues ONLINE mbi bursat Erasmus Mundus. Në këtë sesion ftohen të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të përfituar bursa studimi në universitete të ndryshme. Për një seancë orientuese sa më të frytshme kërkohet bashkëpunimi juaj. Lutemi të shprehni interesin tuaj me anë të një emaili drejtuar Zyrës Erasmus në UBT, duke plotësuar skedën që do të gjeni në këtë thirrje dhe dërgojeni në emailin esherko@ubt.edu.al. Pasi të dërgoni emailin, ju do të kontaktoheni nga ana jonë, ku do ju dërgohet linku përkatës të cilin do e përdorni për takimin online, si edhe informacion mbi datën dhe orën kur do të zhvillohet takimi. Platforma që do të përdoret është Microsoft Teams.
Emri |
Mbiemri | Fakulteti | Departamenti | Cikli | E-maili |
|
Ju mirëpresim.