Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Thirrje per Giessen

NJOFTIM

Në kuadër të projektit Erasmus + “Credit Mobility”, midis Univeritetit “Justus Liebig” në Giessen dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet Thirrja për aplikime për Shkëmbim Studentësh, për Semestrin e dytë 2022-2023 (Semestri i verës) në Universitetin “Justus

Liebig”, Giessen Gjermani.

Në këtë projekt mund të aplikojnë studentët e Vitit të Dytë, vitit të Tretë të nivelit të parë të studimeve (Bachelor) si dhe studentë të nivelit të dytë (Master Shkencor).

Studentët do të kryejnë studimet për një semestër pranë universitetit Justus Liebig, Giessen Gjermani. Para aplikimit studentët duhet të kërkojnë dhe përzgjedhin modulet që do të zhvillojnë në Universitetin pritës.

Nga ana e Universitetit Bujqësor, si partner i projektit, bëhet një renditje paraprake e studentëve aplikues. Kjo renditje u dërgohet partnerëve gjermanë. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • Vërtetim nga Sekretaria Mësimore
  • Lista e notave
  • CV
  • Letër motivimi

Afati i fundit për aplikim është: 15 NËNTOR, 2020

Për më shumë informacion kontaktoni në adresën: erasmusoffice@ubt.edu.al pranë zyrës së Projekteve dhe Kërkimit në UBT.

Thirrje Giessen 2022