Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Thirrje për aplikime, Pragë (Republika Çeke) 

NJOFTIM

Në kuadër të projektit Erasmus +  midis Univesitetit Bujqësor të Tiranës dhe Fakultetit të Shkencave Agrare Tropikale në Universitetin e Shkencave të Jetës, Pragë (Republika Çeke)  shpallet thirrja për aplikime për 3 anëtarë stafi, për 1 javë qëndrimi: 2 staf akademik Teaching Mobility dhe 1 staf ndihmës Training Mobility. Ftohen të marrin pjesë në aplikim pedagogë të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit.

Nga  ana  e  Universitetit  Bujqësor,  si  partner  i  projektit,  bëhet  një  renditje paraprake e aplikantëve. Vlerësimi dhe përzgjedhja bëhet bazuar në Marrëveshjen e Lëvizjes (Mobility agreement). Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim janë paraqitja e një CV ne anglisht si edhe plotësimi i Marrëveshjes së Lëvizjes (Mobility agreement).

Dokumentacioni i kërkuar do të dërgohet nëpërmjet email-it në adresën: esherko@ubt.edu.al  ose na vizitoni pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Zhvillimit në UBT.

Afati i fundit për aplikim është:   27 Prill 2022

Thirrje Prage