Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Thirrje për aplikim për shkëmbim studentësh midis “Pamukkale University” në Turqi dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës

Në kuadër të projektit Erasmus + “Credit Mobility”, midis “Pamukkale University” në Turqi dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet thirrja për aplikime për shkëmbim studentësh, për Semestrin e vjeshtës 2021-2022:

Për t’u bërë pjesë e shkëmbimeve Erasmus+ me Pamukkale University, Denizli, në Turqi, në këtë projekt ftohen të aplikojnë studentët e Fakultetit te Bioteknologjisë dhe Ushqimit, degët Bachelor, MSc Teknologji Ushqimore” dhe MSc Bioteknologji Ushqimore”, si edhe studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit “Agromjedis dhe Ekologji” Bachelor, MSc “Inxhinieri Agromjedisi”, “Arkitekturë Peizazhi” Bachelor. Para aplikimit studentët duhet të kërkojnë dhe përzgjedhin modulet që do të zhvillojnë në Universitetin pritës.

Dokumentet e nevojshme për aplikimin e studentëve të cikleve Bachelor dhe MSc janë:

  1. Fotokopje dokumenti identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti);
  2. Curriculum Vitae;
  3. Listë e përditësuar e notave;
  4. Letër Motivimi;
  5. Certifikatë zotërimi të gjuhës Angleze ose Turke (niveli B 2 sipas CEFRL)

Nga ana e Universitetit Bujqësor, si partner i projektit, bëhet një rankim paraprak i studentëve aplikues, përparësi në përzgjedhje ka nota mesatare dhe gjuha angleze. Këtë semestër parashikohen 3 kuota. Bursa është 800 Euro/muaj.

Dorëzimi i dokumentacionit do të bëhet në adresën elektronike: esotiri@instant.al/ubttest.

Afati i fundit për aplikim është: 07.05.2021.

Kliko këtu: Thirrje për aplikim Erasmus-Pamukkale