Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Thirrje për aplikim në Kuadër të Erasmus + me Universitetin e Sassarit.

Lënda: Thirrje për aplikim në Kuadër të Erasmus + me Universitetin e Sassarit.

Në kuadër të marreveshjes ndërinstitucionale me Nr.Prot. 2043, dt.17/12/2020, për Key Action 1, Programi Erasmus+ “Credit Mobility”, midis Universitetit të Sassarit-Itali dhe
Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet thirrja për aplikime për lëvizje studentësh nga UBT drejt Universitetit të Sassarit, Departamenti i Mjekësisë Veterinare gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2022-2023.

Në këtë projekt ftohen të aplikojnë studentët e kursit të pestë të fakultetit të
Mjekësisë Veterinare, për t’u bërë pjesë e shkëmbimeve Erasmus+ me Universitetin e Sassari, Itali, duke kryer aty ciklin e praktikes profesionale për një periudhë 3 mujore ( duke filluar nga muaji Mars).

Dokumentet e nevojshme për aplikimin e studentëve janë:

1. Fotokopje dokumenti identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti)
2. Curriculum Vitae
3. Listë e përditësuar e notave
4. Letër Motivimi
5. Certifikatë zotërimi të gjuhës Italiane ose Angleze (niveli B1)

Afati i fundit per aplikim eshte data 3 Nëntor.

Dërgimi i dokumentacionit do të bëhet në adresën elektronike: s_fatmira@yahoo.it dhe erasmusoffice@ubt.edu.al

THIRRJE APLIKIMI PER ERASMUS+ UNIV. SASSARI (VETERINARI)