Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Tetori sjell ditët e Erasmus, të cilat organizohen për të katertin vit radhazi në datat 15, 16 dhe 17

Tetori sjell ditet e  Erasmus, te cilat organizohen per te katertin vit radhazi ne datat 15, 16 dhe 17. Erasmus+ është një program i Bashkimit Evropian (BE) që mbështet financiarisht një sërë veprimtarish në fushat e Arsimit, Trajnimit, Rinisë dhe Sportit për periudhën 2014-2020. Erasmus + ngrihet mbi përvojën dhe suksesin e programeve të mëparshme arsimore të BE-së (Tempus, Erasmus Mundus, Alfa, Edulink,etj) dhe mbështet shkëmbimet ndërkombëtare të studentëve, stafeve akademike dhe administrative, qarkullimin e praktikave më të mira midis institucioneve të arsimit të lartë dhe forcimin e lidhjeve midis arsimit dhe tregut të punës. Universiteti Bujqësor i Tiranës është partner në një numër të konsiderueshëm projektesh duke bëre të mundur  që shumë studentë të kalojnë një semester në universitet partnere.  Ndiqni videot dhe fotot të cilat tregojnë më së miri përvojen e tyre në këto universitete.

Tejsa Shehu

Jetulla Kafexholli

Eni Muka, studente e vitit të parë Master në degën Inxhinieri Mjedisi e cila semestrin e dytë studioi në Universita Degli Studi di Milano si pjesëmarrëse në programin Erasmus + duke fituar nje experience sipas saj “e paharrueshme e cila i ndryshoi me të vërtetë jetën”.