Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Testi i gjuhes angleze

Pranë UBT-së kanë filluar regjistrimet për dhenien e testit “Aptis”, test i çertifikuar i gjuhës angleze.
Provimi zhvillohet dy herë në muaj dhe administrohet në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës, godina – A e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit.
Për çdo informacion lidhur me administrimin e testit, lutemi kontaktoni:
Agime Kërcuku
Cel: 0672022295
Email: akercuku@ubt.edu.al
“Aptis General Test” i gjuhës angleze është tashmë i mundur të administrohet jo vetëm për studente/ë e UBT-së, por edhe për studentë të universiteteve të tjera, që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e nivelit të dytë dhe të tretë. Testi APTIS është i hapur për këdo tjetër që dëshiron të testojë njohuritë e tij/saj në gjuhën angleze kundrejt lëshimit të një certifikate zyrtare. Aptis jep rezultate të sakta, të shpejta dhe të besueshme për nivelin e anglishtes dhe teston aftësitë e gjuhës angleze si të folurit, shkrimin, leximin dhe dëgjimin.