Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Takim me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit Znj. Mirela Kumbaro në a mbjentet e Universitetit Bujqësor të Tiranës!

U zhvillua sot në ambjentet e UBT një aktivitet me rastin e “Ditës së Shërbimit Pyjor“.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Znj. Mirela Kumbaro, ministren e Turizmit dhe Mjedisit; Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, rektori i UBT, zv/rektorët dhe dekanët; drejtorët e Agjensisë Kombëtare të Mjedisit, dhe Agjencisë Kombëtare të Pyjeve; studentë, pedagogë të Shkencave Pyjore dhe specialistë të pyjeve Gjatë këtij aktiviteti znj. Kumbaro mbolli nje fidan në ambjentet e universititeti së bashku me studentët e Fakultetit të Pyjeve. Ajo shprehu mirënjohje  për të gjithë punonjësit e pyjeve që japin një kontribut të veçantë në mbrojtjen e pasurive pyjore. Gjithashtu ajo shprehu gadishmëri për një bashkëpunim më të ngushtë midis Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës.