Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Studentët e ciklit të dytë të studimeve që plotësojne kriteret për reduktim nga tarifa e shkollimit me 50%

Njoftohen të gjithë studentët e ciklit të dytë te studimeve (Master Shencor dhe Master Profesional), që plotësojnë kriteret për reduktim nga tarifa e shkollimit me 50% për vitin akademik 2020-2021.

Në zbatim të Ligjit nr.80/2015,datë 22.07.2015,”Për Arsimin e lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në RSH”, të Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 780, datë 26.12.2018 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret për ulje të tarifës vjetore të studimit në programet e ciklit të dytë të studimeve, në institucionet publike të arsimit të lartë”,

Afati i dorëzimit të dokumentacionit nga studentët sipas kritereve për perjashtimin 50% nga tarifa e shkollimit për vitin akademik 2020-2021, do të jetë nga data 01 Dhjetor 2020 deri në 30 Dhjetor 2020

1. Dorëzimi i dokumentacionit do të bëhet me me anë të Postës Shqiptare në adresat sipas fakulteteve si më poshtë:

Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
“Rruga Pajsi Vodica, Kodër-Kamëz-Tiranë”

Fakulteti i Bujqesisë dhe Mjedisit
“Rruga Pajsi Vodica, Kodër-Kamëz-Tiranë”

Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit
“Rruga Pajsi Vodica, Kodër-Kamëz-Tiranë”

Fakulteti i Shkencave Pyjore
“Rruga Pajsi Vodica, Kodër-Kamëz-Tiranë”

Fakulteti i Mjekësisë Veterinare
“Rruga Pajsi Vodica, Kodër-Kamëz-Tiranë”

Bashkëlidhur këtij njoftimi dokumentacioni që paraqesin studentët sipas kadegorive:

Kliko këtu: Studentët e ciklit të dytë të studimeve që plotësojne kriteret për reduktim nga tarifa e shkollimit me 50%