Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

STEPS: MSc në “Sistemet e Prodhimit të Qëndrueshëm të Ushqimeve”

Titulli i Projektit: STEPS: MSc në “Sistemet e Prodhimit të Qëndrueshëm të Ushqimeve”

Numri i projektit: no. 598963-EPP-1-2018-1-AL-EPPKA2-CBHE-JP

Kohëzgjatja: 15.01.2019-15.01.2022 (36 muaj)

Qëllimi: Ndërkombëtar

Programi: Erasmus+

Nën-programi: KA 2-Bashkëpunimi për inovacion dhe shkëmbimi i praktikave të mira  

Aksioni: Rritja e kapaciteteve në arsimin e lartë

Lideri i Projektit: Prof. Dr. Renata Kongoli, FBU, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Shqipëri

  Projekti STEPS ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve të arsimit të lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor, për t’i ndihmuar ata të ofrojnë kurrikula të harmonizuara me nevojat e tregut të punës dhe të shoqërisë. Objektivi i projektit është zhvillimi dhe zbatimi i një programi të ri të përbashkët MSc mbi “Sistemet e Prodhimit të Qëndrueshëm të Ushqimit” (STEPS), i cili do të lidhet me prioritetet kombëtare dhe rajonale të vendeve të përfshira.

Qëllimi i detyrave përgatitore është të analizojë nevojat e grupeve të interesit, strukturën dhe përmbajtjen e programeve relevante të MSc në nivel kombëtar, evropian dhe ndërkombëtar, si dhe të identifikojë dhe analizojë “praktikat më të mira” në lidhjet e arsimit me botën e punës, strategjitë kombëtare dhe shoqëritë rurale. Qëllimi është të plotësojë nevojat e palëve të interesit përmes zhvillimit të sfondit shkencor dhe kompetencave të të diplomuarve. Programi STEPS do të jetë një përzierje e kurseve të inxhinierisë, menaxhimit, shkencave ekonomike dhe sociale, të strukturuara sipas konventës së Bolonjës.

Kurset do të hartohen dhe zhvillohen bazuar në metodologjitë moderne të arsimit dhe mjetet e TIK. Seminare do të organizohen për transferimin dhe shkëmbimin e njohurive ndërmjet stafit, duke synuar përmirësimin e cilësisë së arsimit të ofruar nga IAL-të dhe gjithashtu kapacitetin e tyre për të inovuar dhe rritur pjesëmarrjen e tyre në projekte evropiane dhe ndërkombëtare. Programi i përbashkët do të aplikojë për akreditim në autoritetet dhe agjencitë kombëtare. Programi do të kryhet, monitorohet dhe vlerësohet, bazuar në standardet dhe udhëzimet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë. Një fushatë për dizeminimin e projektit do të fokusohet në rritjen e ndërgjegjësimit të rezultateve të projektit dhe përhapjen e detyrave për të siguruar qëndrueshmërinë e tyre edhe pas jetës së projektit. Menaxhimi koherent me procese transparente dhe përgjegjësi të qarta të vendimmarrjes dhe zgjidhjes së konflikteve do të sigurojnë zbatimin e njëpasnjëshëm të projektit. Për këtë projekt do të implementohen këto paketa pune:

WP 1: Lidhja e programit MSc me botën e punës, mjedisin social dhe ekonomik
WP 2: Struktura e STEPS dhe hartimi i kurseve
WP3: Zhvillimi profesional i stafit
WP4: Zhvillimi i STEPS
WP 5: Zhvillimi i infrastrukturës
WP 6: Aplikimi për akreditim zyrtar i STEPS
WP 7: Kryerja e programit STEPS
WP 8: Plani i cilësisë dhe vlerësimi i progresit të projektit
WP 9: Dizeminimi dhe shpërndarja
WP 10: Menaxhimi i projektit

WP 10: Menaxhimi i projektit

 

Partnerët e projektit  

Partneriteti përbëhet nga 11 institucione duke përfshirë 4 partnerë të BE-së si: Greqia, Republika Çeke dhe Rumania, 2 universitete nga Shqipëria, 2 universitete nga Kosova, 2 universitete dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit nga Bosnja dhe Hercegovina.

 

Partner 1- Universiteti Bujqësor i Tiranës (AUT), Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit
Partner 2- Universiteti Europian i Tiranës (UET)
Partner 3-Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë (UHZ)
Partner 4-Universum College (UC)
Partner 5-University of Bihać (UNBI)
Partner 6-University of Sarajevo (UNSA)
Partner 7-Ministry of education, science, culture and sport of Una-Sana Canton (MESCS USK)
Partner 8-Czech University of Life Sciences Prague (CULS)
Partner 9-Universitatea de Stiinte Agronomice si Medicina Veterinara din Bucuresti (USAMVB)
Partner 10-Technologiko Ekpedeftiko Idrima Stereas Elladas (TEISTE)
Partner 11-Research Innovation and Development Lab Private Company – ReadLab P.C. (ReadLab)

Kliko këtu: Summary Engish

Kliko këtu: Summary Albanian