Rektorati i UBT

Në referencë të Ligjit Nr. 80/2015 për «Arsimin e Lartë & Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën Shqipërisë», dhe Statutit të UBT-së:

Rektorati:

Rektorati është organ vendimarrës kolegjial. Drejtohet nga rektori dhe përbëhet nga rektori, zëvendësrektorët, administratori i UBT-së dhe dekanët e fakulteteve.
Rektorati:

  • Harton planin strategjik të zhvillimit të UBT_së, mbështetur në propozimet e departamenteve dhe fakulteteve të universitetit.
  • Realizon kontrolle periodike në njësitë e universitetit për përmbushjen e objektivave të parapara, si dhe për zbatimin e akteve dhe legjislacionit ne fuqi.
  • Marrëdhëniet e Rektoratit me organet e tjera të Universitetit përcaktohen në këtë Statut, në Rregulloren e Studimeve Universitare dhe në rregulloret e tjera të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

 

Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës,  Prof. Dr. Bahri MUSABELLIU.

Rektori:

Rektori zgjidhet nga anëtarët e asambleve të personelit akademik të fakulteteve dhe studentët e UBT, ka titullin “Profesor dhe dekretohet nga Presidenti i Republikës. Mandati i rektorit zgjat katër vjet dhe shërben në detyrë për një mandat, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

  •  Është autoriteti më i lartë akademik i UBT-së, si dhe përfaqësuesi ligjor i tij për çështjet akademike dhe protokollare.
  • Drejton Senatin Akademik dhe raporton para tij.
  • I paraqet Senatit planin strategjik të zhvillimit të UBT_së.
  • Është anëtar i konferencës së rektorëve të universiteteve shqiptare.
  •  Ka të drejtën të informohet nga autoritetet drejtuese të të gjitha njësive mbi vendimet dhe masat e marra prej tyre.
  •   Shfuqizon kryesisht apo me kërkesë të të interesuarit aktet e dekanit kur ato bien ndesh me kushtetutën, Ligjin Nr. 80/2015 për Arsimin e Lartë & Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë, Statutin, rregulloren dhe legjislacionin tjetër në fuqi.
  • Lëshon/konfirmon përkundrejt firmës, diplomat e përfundimit të studimeve universitare dhe pasuniversitare, pa patur të drejtën e delegimit të firmës personave të tjerë.
  • Nënshkruan kontratat e punës të personelit akademik dhe ndihmës akademik.
  • Jep leje për hyrjen e forcave të rendit në mjediset universitare dhe mund t’i thërrasë ato në rast nevoje.
  • Ka të drejtën e delegimit të firmës personave të tjerë vartës të tij. Në rast mungese i delegon kompetencat, ose një pjesë të tyre, zëvendësrektorëve.
  • Ngre komisione e grupe për çështje, studime e veprimtari të veçanta.
  • Emëron dekanët e fakulteteve, zëvendësrektorët si dhe përgjegjësit e degëve & zyrave.
  • Zgjidh në mënyrë përfundimtare mosmarrëveshjet mes dekanit dhe përgjegjësit të departamentit apo dhe mes dy dekanëve.
  •   Miraton masën disiplinore të përjashtimit të studentëve nga universiteti për rastet e parashikuara në rregulloret e fakulteteve dhe Kodin e Etikës.
  • I kërkon informacion Bordit të Administrimit për çështje të kompetencës së këtij organi.
  • Jep dhe miraton masat disiplinore për punonjësit, deri në largimin e tyre nga puna kur shkelen nenet e Statutit, të Kodit të Punës dhe Kodit të Etikës.
  • Miraton promocionet, dekorimet apo shpërblimet e punonjësve të Universitetit në përputhje me Legjislacionin e Republikës së Shqipërisë;
  • Lidh dhe zhvillon marrëdhënie kooperimi në fushën akademike me persona dhe institucione brenda dhe jashtë vendit.
  • Koordinon veprimtaritë mes UBT_së, fakulteteve dhe departamenteve.
  • Në referencë të Ligjit Nr. 80/2015 për Arsimin e Lartë & Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën Shqipërisë, kur me veprimet ose mosveprimet e tij, dekani shkel në mënyrë të përsëritur aktet ligjore, nënligjore, Statutin, apo rregulloret e fakultetit & universitetit, në rastet e kryerjes së veprave penale flagrante ose të shkeljeve të rënda të ligjit, të pamundësisë për të kryer detyrën dhe për rastet e parashikuara në Kodin e Etikës së UBT_së rektori i propozon ministrit të MAS shkarkimin e tij.
  • Në një situatë të tillë, rektori cakton njërin prej zëvendës dekanëve në detyrën e dekanit, deri në zgjedhjen e autoritetit të ri brenda dy muajve nga data e shkarkimit. Brenda gjashtë muajve nga data e shkarkimit, shpall zgjedhje të parakohshme.
  • Pas përfundimit të mandatit, ai vazhdon të jetë anëtar i personelit të departamentit ku kryen veprimtarinë e tij akademike.

Lajmerime

Projekte