Që nga viti 2013 Qendra e Karrierës & Alumni (QKA) është pjesë e strukturave të UBT e cila shërben si një koordinues dhe hallkë ndërmjetëse, e formësimit teorik dhe praktik të studentëve, nga njëra anë, dhe faciltimit të përballjes me tregun e punës, nga ana tjetër.

Qëllimi kryesori i QKA është të informojë dhe të orientojë studentët e UBT gjatë studimeve të tyre, në funksion të paraprirjes së një karriere të suksesshme, duke krijuar mundësi për realizmin e praktikave, trajnime të ndryshme, pjesëmarrje në konferenca, workshop, seminare, të facilitojë kontaktin me tregun e punës si edhe gjurmimin e ecurisë së tyre të mëtejshme.

QKA është në mënyre të drejtpërdrejtë përgjegjëse për jetësimin e çdo funksioni që ka në fokus zhvillimin e karrierës së studentëve të UBT.Ndërmjetëson kontaktet e studentëve me Bizneset, Institucionet Publike dhe Organizata të profileve të ndryshme. Siguron informacion dhe orienton studentet lidhur me Trajnimet e ndryshme, Bursa studimit etj.

Lajmerime

Projekte