UBT përbëhet aktualisht nga pesë Fakultete:

UBT ofron sot 74 programe studimi si më poshtë: 21 programe studimi të ciklit të parë (Bachelor), 38 programe të ciklit të dytë (18 Master i Shkencave dhe 20 Master Profesional), 3 programe profesionale dhe 12 programe në ciklin e tretë (Doktoraturë) .

Programet e studimit të UBT në të gjitha fushat dhe të tre ciklet e studimit janë një pasqyrim real i historise të këtij institucioni, kërkesave të tregut të punës, sfidave dhe dinamizmit të zhvillimit ekonomiko-social të vendit si edhe fryt i bashkëpunimit të përhershëm dhe eksperiencave më të mira të universiteteve anekënd globit.

UBT është një nga qendrat arsimore më të kompletuara në vend sa i takon kapaciteteve infrastrukturore dhe logjistike. Ajo funksionon në kuadër të një kampusi universitar, me një sipërfaqe totale në funksion të mësimit me mbi 36.000 m2, me rreth 50 salla ligjëratash dhe 90 salla seminaresh dhe ushtrimesh, me 77 laboratorë ku disa prej tyre janë të çertifikuar në nivel kombëtar. UBT ofron një gamë të gjerë shërbimesh nëpërmjet njësive të saj si: Zyra e Studimeve dhe Studentëve (ZSS); Biblioteka Universitare, Ekonomia Didaktike Eksperimentale (EDE), Qendra e verës etj.

UBT ka vite që po përzgjidhet nga një numër i lartë i studentëve, mbasi ata besojnë jo vetëm tek vlerat e tij por edhe nga përfaqësimi në tregun e punës në sektorin publik dhe atë privat në të gjitha nivelet,  i profesionistëve që diplomohen tek ne në të gjitha ciklet e studimit.