Universiteti Bujqësor i Tiranës është përfshirë si partner ose koordinator në një numër të konsiderueshëm programesh/projektesh kombëtare si “PKKZH”, ”Për Kërkim Fondamental dhe Ekselencë” etj. Fakultetet e ndryshme të UBT-së kanë qenë dhe janë pjesë e projekteve ndërkombëtare të financuara nga programet e BE-së, si psh. “Programe Bilaterale Bashkëpunimi, Cost, Tempus, Erasmus, IPA Crossing Border, FP7, Horizon 2020 etj”.
Universiteti Bujqësor i Tiranës është i përfshirë në studime shumë-dimensionale që synojnë zgjidhjen e problemeve aktuale të ekonomisë kombëtare, veçanërisht në shkencat bujqësore dhe fusha të ngjashme.
Qëllimi strategjik i Universiteti Bujqësor të Tiranës është zgjerimi i mëtejshëm i bashkëpunimit kërkimor dhe akademik në programe të ndryshme ndërkombëtare. Vizioni ynë është promovimi dhe përmirësimi i kapaciteteve kërkimore për të rritur ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimin me institucione private dhe publike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në fushat kërkimore dhe ato të zhvillimit, duke nxitur personelin akademik të paraqesin projektin e duhur në kohën e duhur dhe me burimet e duhura. Shikoni më poshtë për informacion më të detajuar në lidhje me projektet në vite:
Titulli Projektit ▾ | Inst. | Financimi | Statusi Projektit |
Vlerësimi i zeolitëve natyror të rajonit të Munellës (Shqipëri) për të zvogëluar praninë e metaleve të rënda në tokat e kontaminuara nga burime të ndryshme.
|
FBM | Programi Bashkëpunimit Bilateral Itali-Shqipëri | Nga: 2012 Deri: 2014 |
Zhvillimi i kapaciteteve të Qendrave të Transferimit të Teknologjisë Bujqësore dhe shërbimeve te ekstensionit, nga projektet e e shumëllojshme rurale.
|
FBM | FAO | Nga: 2013 Deri: 2015 |
Menaxhimi i qëndrueshëm i tokës dhe kaliumit në pleh si një parakusht për përdorimin e lartë dhe efikas të azotit
|
FBM | Instituti Polak Ndërkombëtar | Nga: 2013 Deri: 2015 |
Vlerësimi i potencialeve për kreditimin e fermerëve në hapësirën ekonomike, Lushnjë – Fier – Berat.
|
FEA | Fondacioni
“BESA” |
Nga: 2013 Deri: 2013 |
Konsumimi i produktet tradiconale në Shqipëri
|
FEA | FAO | Nga: 2013 Deri: 2013 |
Zinxhiri i vlerës për mollën dhe bimët mjekësore dhe aromatike
|
FEA | FAO | Nga: 2013 Deri: 2013 |
Vlerësimi i ndikimit të masave të Subvencionit nga Qeveria në Shqipëri
|
FEA | FAO | Nga: 2013 Deri: 2013 |
Zhvillimi dhe konsolidimi i kapaciteteve didaktike dhe kërkimore të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe sëmundjeve zoonotike me ndikim të rëndësishëm ekonomik nëpërmjet përdorimit të metodave moderne dhe inovative laboratorike dhe transferimit të teknologjisë.
|
FMV | AKTI | Nga: 2010 Deri: 2014 |
Studimi i diversitetit gjenetik dhe strukturës tek speciet ripërtypëse lokale nga markerat molekularë si microsatellite PCR-RFLP dhe PCR-SSCP “, në kuadër të Projektit për Kualifikim dhe Zhvillim Kërkimor
|
FBU | AKTI | Nga: 2010 Deri: 2014 |
Vlerësimi i disa metodave bioteknologjike në lidhje me përmirësimin e normës së qëndrimit dhe të hershëm të fidanëve të perimeve në kushte të pafavorshme të rritjes.
|
FBM | AKTI | Nga: 2010 Deri: 2014 |
Zhvillimin e Aktiviteteve të Misionit të Tretë në Universitetet Shqiptare
|
UBT | TEMPUS | Nga: 2012 Deri: 2014 |
Promovimi i Mënyrës Inovative të Ushqimeve të Shëndetshme në Adriatik, WELLFOOD
|
FMV | IPA | Nga: 2012 Deri: 2015 |
Bashkëpunimi Shkencë-Shoqëri për Sigurimin e Qëndrueshëm të Inovacioneve
|
FEA | TEMPUS | Nga: 2013 Deri: 2016 |
Zhvillimin e mjeteve biologjike sipas Direktivës së Ujërave “Ministria e Jashtme e Norvegjisë. Norvegji, Maqedonia dhe Shqipëria, Liqeni i Ohrit (liqeni ndërkufitar)
|
FBM | Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjese | Nga: 2009 Deri: 2013 |
Menaxhimi i Sistemit të Peshkimit pelagjik në detin Adriatik
|
FBM | IPA | Nga: 2013 Deri: 2016 |
Menaxhimi i Sistemit të Ujrave për Mbrojtjen e Detit Adriatik
|
FBM | IPA | Nga: 2013 Deri: 2016 |
Mënyra e Mbjelljes dhe dokumentimit të frutave të vendit dhe arrorëve në Universitetin Bujqësor të Tiranës
|
FBM | USDA | Nga: 2011 Deri: 2016 |
Ulliri i Adriatikut – pemishtet: parandalimi i rrezikut, qëndrueshmëria dhe të mësuarit
|
FBM | IPA | Nga: 2011 Deri: 2014 |
Masat e Plota për Mbrojtjen nga Zjarri në Adriatik
|
FSHP | IPA | Nga: 2013 Deri: 2016 |
Modeli Pyjor në vendet e Adriatikut
|
FSHP | IPA | Nga: 2012 Deri: 2014 |
Ushqimi dhe Turizmi në Vendet e Adriatikut: Inovacionet Gsmes
|
FEA | IPA | Nga: 2012 Deri: 2015 |
Zhvillimi i Njohurive në Lidhje me të Mësuarin gjatë gjithë Jetës në Fushën e Ekonomisë në Vendet e Ballkanit Perëndimor.
|
FEA | TEMPUS | Nga: 2011 Deri: 2015 |
Green-Tech-WB: Teknologjia e Gjelbër për Shoqëritë me Zhvillim të Qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor. Erasmus Mundus.
|
FBU | Erasmus Mundus | Nga: 2014 Deri: 2017 |
EUROLEGUME— Përmirësimin e rritjes bishtajore në Europë nëpërmjet prerjes të qëndrueshme
|
FBM | FP7- KBBE | Nga: 2014 Deri: 2017 |
Forcimi i fermave dhe shfrytëzimi i Resurseve Gjenetike të Bimëve për të mbështetur fermerët ndaj ndryshimeve klimatike dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në Shqipëri
|
FBU | FAO | Nga: 2015 Deri: 2018 |
Shërbimi Mbështetës i Bibliotekës: Modernizimi bibliotekave në Vendet e Ballkanit Perëndimor Nëpërmjet Zhvillimit të Stafit dhe Reformimit të Shërbimeve Bibliotekare.
|
FBM | Erasmus+ | Nga: 2016 Deri: 2018 |
Zhvillimi i Aditivëve të Sigurtë Simbiotik për të Përmirësuar Shëndetin dhe Prodhimin me Efikasitetet të Derrit.
|
FBM | Projekt Bilateral Shqipëri dhe Austri | Nga: 2015 Deri: 2016 |
Ndikimi i Karakteristikave dhe Ndryshimeve të Ndryshme të Tokës në Kullimin e Lëndëve Ushqyese (Nitrati) dhe Ndotjen e Ujit
|
FBM | Programi Bashkëpunimit AKTI & Qeveria Austriake | Nga: 2015 Deri: 2016 |
Të Kuptuarit e Modifikimit të Drurit nëpërmjet një Trajtimi të Integruar të Shkencës dhe Mjedisit,
|
FSHP | COST Action | Nga: 2015 Deri: 2019 |
Eurocoppice
Koordinator: Prof. Dr. Vasillaq Mine |
FSHP | Horizon 2020 | Nga: 2013 Deri: 2017 |
Western Balkans Academic Education Evolution and Professional’s Sustainable Training for Spatial Data Infrastructures- BESTSDI
Koordinator: Prof. Dr. Spiro Grazhdani |
FSHP | Erasmus+ | Nga: 2016 Deri: 2019 |
Përmirësimi i njohurive dhe infrastrukturës për rritjen e efektivitetit të përdorimit të ushqimeve në bujqësi dhe për pakësimin e ndikimit negativ të bujqësisë në mjedis
Koordinator: Prof. Dr. Evan Rroço |
FBM | Swiss National Science Foundation | Nga: 2015 Deri: 2019 |
Rrjeti i Biodiversitetit “Që Synon Mbrojtjen dhe Studimin e Biodiversitetit”
Koordinator: Prof. Dr. Magdalena Cara |
FBM | DAAD | Nga: 2014 Deri: 2017 |
Lidhja e bashkëpunimeve shkencë-shoqëri për inovacione të qëndrueshme
Koordinator: Prof. Dr. Arben Verçuni |
FEA | TEMPUS | Nga: 2013 Deri: 2016 |
Energjia e ripërtëritshme në Vendet e Ballkanit Perëndimor “RESI” | FBM | TEMPUS | Nga: 2013 Deri: 2016 |
ICT Networking for Overcoming Technical and Social Barriers in Instrumental Analytical Chemistry Education- NETCHEM
Koordinator: Prof. Dr. Renata Kongoli |
FBU | Erasmus+ | Nga: 2016 Deri: 2019 |
Ngritja e kapaciteteve për Rritjen e Kaltër dhe zhvillimin e kurrikulumit të peshkimit detar në Shqipëri (ALMARS)
Koordinator: Prof. Asoc. Rigels Bakiu |
FBM | Erasmus+ | Nga: 2019 Deri: 2021 |