MISIONI

UBT ka për mision edukimin profesional dhe kërkimin shkencor në fushat: Shkenca Mjedisore, Inxhinieri Agrare, Ekonomi dhe Agrobiznes, Menaxhim Agrobiznesi, Menaxhim i Ndërmarrjeve, Ekonomi dhe Politika Agrare, Inxhinieri Përpunim Druri, Inxhinieri Agroushqimore  etjMisioni i UBT lidhet me formimin bujqësor në drejtim të zhvillimit të bujqësisë moderne dhe garantimit të ushqimit të shëndetshëm dhe cilësor. Arritja e këtij objektivi madhor fokusohet në prodhimin e nëvojshëm dhe shpërndarjen e produkteve bujqësore e blegtorale, cilësinë e lartë të produkteve, menaxhimin e kujdesshëm të tokës, ujit, ajrit dhe përdorimin e harmonizuar të funksioneve të hapësirës së blertë dhe të kaltër.

VIZIONI

Vizioni: UBT synon të bëhet qëndra më ekselente, më e madhe e edukimit universitar, pasuniversitar, kërkimit dhe trajnimit për përgatitjen profesionale të specialistëve të fushës së bujqësisë, të ushqimit dhe të mjedisit, veçanërisht për prodhimin bimor, prodhimin shtazor; hortikulturë; mbrojtjen bimësh; biologji marine dhe akuakulturë; menaxhim i burimeve natyrore; ekonominë agrare; politikat bujqësorezhvillim i integruar ruralmenaxhimin e ndërmarrjeve; marketingunfinancën & kontabilitetinagroturizmin, bioteknologjinë dhe ushqiminindustrinë e pijeve; mbarështimin e pyjeve; industri e drurit; mjekësi veterinare & shëndet publik, po mbi të gjitha, të jenë qytetarë të përgjegjshëm në shërbim të shoqërisë.

Për më tepër, UBT do të shohë vehten në kuadrin e një perspektive të gjerë ndërkombëtare duke shpalosur individualitetin e vet në gjuhë dhe kulturë.

HISTORIKU

KUSH ËSHTË UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS?

UBT është universiteti më i vjetër në Shqipëri, themeluar më 1 Nëntor, 1951. Filllimisht, ai ka funksionuar si Instituti i Lartë Shtetëror i Bujqësor dhe më tej gjatë historisë së funksionimit të tij, ka fituar statusin si Universiteti Bujqësor të Tiranës. UBT konservon në mënyrë të kujdesshme vlerat e tij akademike, sikundër tregohet ambicioz në strategjitë zhvillimore dhe ato të kërkimit, kualifikimin e vazhdueshëm të stafit, rritjen e bashkepunimit ndërkombëtar dhe institucionalizimin e marrdhënive me biznesin.

UBT është një qendër unike e arsimit të lartë në Shqipëri konsideruar fushat e studimit të cilat ajo mbulon. Fokusi i veprimtarise se tij është edukimi, kërkimi shkencor dhe transferimi i njohurive. Ky i fundit realizohet përmes aktiviteteve të trajnimit, konsulencës, dhe shërbimeve të ekstensionit në fushën bujqësisë dhe ushqimit. Duke qenë qendra më e madhe e arsimit dhe kërkimit në fushën e bujqësisë dhe ushqimit, UBT ka qenë në ballë të krijimit të lidhjeve midis shkencës dhe prodhimit. Këto lidhje janë materializuar nëpërmjet dhjetra e marrëveshjeve të nënshkruara aktorë publikë dhe në mënyrë të veçantë me komunitetin e biznesit shqiptar.

Universiteti Bujqësor i Tiranës  konsiderohet sot si një nga institucionet më kredibël në sistemin universitar në vend. Ai qëndron në këtë pozicion për shkak të  traditës së konsoliduar, stafit akademik të kualifikuar dhe serioz si edhe  infrastukturës e shërbimeve  që shtohen dita ditës.  Personeli akademik, ndihmës dhe administrativ është shembull i një përkushtimi serioz në aktivitetin e UBT, në rritjen e kredibilitetit të institucionit, rritjen e cilësisë së diplomave.

UBT ka sot rreth 560 punonjës, ku 310 prej tyre staf akademik dhe pjesa tjetër staf administrativ dhe ndihmës. Stafi akademik i UBT ka në përbërjen e vet personalitete kombëtare në fushat të cilat ata mbulojnë. Struktura e stafit akademik të UBT-së sipas nivelit të kulifikimit paraqitet në figureën më poshtë:

UBT përbëhet aktualisht nga pesë Fakultete:

UBT ofron sot 74 programe studimi si më poshtë: 21 programe studimi të ciklit të parë (Bachelor), 38 programe të ciklit të dytë (18 Master i Shkencave dhe 20 Master Profesional), 3 programe profesionale dhe 12 programe në ciklin e tretë (Doktoraturë) .

Programet e studimit të UBT në të gjitha fushat dhe të tre ciklet e studimit janë një pasqyrim real i historise të këtij institucioni, kërkesave të tregut të punës, sfidave dhe dinamizmit të zhvillimit ekonomiko-social të vendit si edhe fryt i bashkëpunimit të përhershëm dhe eksperiencave më të mira të universiteteve anekënd globit.

UBT është një nga qendrat arsimore më të kompletuara në vend sa i takon kapaciteteve infrastrukturore dhe logjistike. Ajo funksionon në kuadër të një kampusi universitar, me një sipërfaqe totale në funksion të mësimit me mbi 36.000 m2, me rreth 50 salla ligjëratash dhe 90 salla seminaresh dhe ushtrimesh, me 77 laboratorë ku disa prej tyre janë të çertifikuar në nivel kombëtar. UBT ofron një gamë të gjerë shërbimesh nëpërmjet njësive të saj si: Zyra e Studimeve dhe Studentëve (ZSS); Biblioteka Universitare, Ekonomia Didaktike Eksperimentale (EDE), Qendra e verës etj.

UBT ka vite që po përzgjidhet nga një numër i lartë i studentëve, mbasi ata besojnë jo vetëm tek vlerat e tij por edhe nga përfaqësimi në tregun e punës në sektorin publik dhe atë privat në të gjitha nivelet,  i profesionistëve që diplomohen tek ne në të gjitha ciklet e studimit.