Prof. Dr. Pasal Gjino

Zv/Dekan i Mësimit

E-mail; pgjino@ubt.edu.al CV Paskal Gjino

Prof. Paskal GJINO, lindur në Ersekë – Kolonjë, Maj 1964. Ka përfundon studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës në shkurt të vitit 1988 dhe diplomohet Mjek Veteriner me diplomë “Shkëlqyeshëm“. Menjëherë pas përfundimit të Fakultetit u emërua asistent-pedagog i lëndës “Anatomi e Kafshëve“. Në vitet 1993-1997 përfundon studimet pasuniversitare në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare Parma, Itali, në fushën e Kirurgjisë, ku merr gradën “Doktor”. Në vitin 2002 fiton titullin “Profesor i assiocuar” dhe në vitin 2009 “Profesor”. Ka qënë përgjegjës Departamenti në vitet 1998-2000 dhe zv. Dekan i Fakultetit në periudhën 2003-2008. Aktiviteti botues i tij, në formën e teksteve universitarë, monografive, artikujve shkencorë (brenda dhe jashtë vendit), posterave, etj., është mjaft i gjërë. Ka kryer studime shkencore, ka udhëhequr doktoratura, tema mikrotezash për “Master në Veterinari” dhe tema studentësh. Ai është angazhuar vazhdimisht si drejtues shkencor dhe anëtar në disa ekipe shkencore në kuadër të programeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Në maj të vitit 2010 ka organizuar në rolin e Presidentit, Kongresin e XVIII Ndërkombëtar të Mediterranean Federation of Health and Production of Ruminants, Durrës, Albania. Fokusi kryesor në aktivitetin e Prof. Gjino janë patologjitë Kirurgjikale të kafshëve të shoqërimit dhe kafshëve të mëdha. Ka realizuar një numër të konsiderueshëm referimesh dhe Kumtesa në sesione shkencore Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Nga viti 1998 e në vazhdim është Profesor i lëndës së “Kirurgjisë dhe Anestezisë Veterinare“ në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare Tiranë. Njëkohësisht që prej vitit 2001- 2011 ka qenë pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës. Aktualisht është Zv/Dekan për Mësimin në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare.

 

 

 

 

Prof. Dr. Rezart Postoli

Zv/Dekan i Shkencës

E-mail; rezart.postoli@ubt.edu.al CV Rezart Postoli

Rezart POSTOLI, përfundoi studimet e larta në vitin 1999, duke u diplomuar me titullin “Mjek Veteriner”, në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, në Universitetin Bujqësor Tiranë. Aktualisht, është pedagog në Fakultetin e Mjekësise Veterinare, në Departamentin e Lëndëve Klinike. Në vitin 2001 përfundoi kualifikimin shkencor në Shkollën Pasuniversitare “Mjekësi Veterinare” dhe më pas ka paraqitur dhe mbrojtur para jurisë së Fakultetit të Mjekësisë Veterinare disertacionin për gradën “Doktor i Shkencave” në fushën e Mjekësisë Veterinare. Dr. Postoli ka drejtuar disa projekte kërkimore duke gjetur në këtë mënyrë zgjidhje afat-shkurtra dhe afat-gjata për të mbuluar nevojat që ka kërkimi për paisje bashkëkohore. Ai është angazhuar vazhdimisht si drejtues shkencor dhe anëtar në disa ekipe shkencore në kuadër të programeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Fokusi kryesor në aktivitetin e Prof. Postoli janë patologjitë kryesore të kafshëve të shoqërimit dhe sidomos njëthundrakëve. Prof. Postoli është një studiues i profilizuar dhe ka botuar dhe referuar në mjaft konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Dr. Postoli ka përvojë shumë të gjatë bashkëpunimi me disa Universitete në Europë në kuadër të Programeve Ndërkombëtare si TEMPUS, bashkëpunimit dypalësh tekniko-shkencor dhe Programi IPA Cross-Border. Ka drejtuar Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë në “Fakultetin e Mjekësisë Veterinare”, Koordinator i Programit CEEPUS II për rrjetin VetNEST (Veterinary Network of European Student and Staff Transfer), Drejtor i Programit të Doktoratës në FMV dhe aktualisht Kryetar i Degës së Projekteve, Kërkimit dhe Kooperimit Shkencor.